(Video) Në përvjetorin e 21-të të martesës, David Backhamkujton herën e parë që e pa Victoria-n

Screenshot 9

David Beckham ka ndarë me të gjithë historinë kur e pa për herë të parë bashkëshorten e tij të ardhshme, Victoria-n. Çifti festoi 21 vite martesë ditën e djeshme.

Ish-futbollisti i njohur ndau një video të ëmbël që përfshinte disa foto nga kujtimet e tyre së bashku, e cila kishte në sfond këngën e “Spice Girls”, “ Say You’ll Be There”.

David, 45 vjeç, e ka parë Victoria-n për herë të parë teksa po dëgjontë këtë këngë dhe nuk mund ta harronte vajzën seksi të veshur me një fustan të zi.
Babai i katër fëmijëve tha që ishte me ish-lojtarin e “Manchester United Gary Nevile” në atë kohë.

Victoria dhe David u martuan në qershor të 1999-ës dhe aktualisht kanë Brooklyn, 21 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 15 vjeç dhe Harper, 8 vjeç.
“Rreth 23 vjet më parë po qëndroja në një dhomë me Gary Neville dhe “Spice Girls” u shfaqën në TV.
Unë u ktheva nga Gary dhe i thash ‘Ohhhh më pëlqen ajo e veshur me të zeza”.
“Kush e mendonte se pas kaq vitesh ne do të festonim 21 vjetorin e martesës dhe do të kishim 4 fëmijët më të bukur dhe më të përsosur .. Faleminderit & Gëzuar përvjetorin, të dua @victoriabeckham.”- shkruan David krah videos.

Ndërkohë Victoria, e shoqëroi videon me këngën e Elton John, “Something About the Way You Look Tonight”.
“Gëzuar përvjetorin @davidbeckham. Nuk mund ta besoj se kanë kaluar 21 vite që kur thamë ‘pranoj’.”Katër fëmijë, katër qen, aq shumë të qeshura dhe unë të dua më shumë çdo ditë. Xxxxxx.”- shkruan Victoria.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com