• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Video në dasmën e djalit zbuloi mashtrimin, kapet “invalidi” shqiptar

by
28/05/2015 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë në kantonin Schëyz të Zvicrës qendrore ka dënuar një shqiptar për shkak të mashtrimit të sigurimit, me një vit burg dhe 50 mijë franga gjobë.

Shqiptari ka marrë pension si invalid në Zvicër gjatë 23 viteve dhe në fund rezultoi se ai këtë e ka arritur duke mashtruar.

Nga sigurimi ai kishte marrë gjysmë milioni franga. Por një gjykatë në kantonin Schëyz të Zvicrës qendrore nuk kishte asnjë dyshim se i akuzuari është fajtor për mashtrim. Ai duhet të qëndrojë një vit në burg dhe të paguajë 50 mijë franga gjobë.

Para trupit gjykues i akuzuari i moshës 61-vjeçare u paraqit në karrocë të invalidit, por prokurori ishte i ashpër në vlerësimin e tij. Ai tha se bëhej fjalë për një aktor, i cili qëndron mirë me shëndet sapo të jetë në ambiente ku nuk ka njerrëz.

Para tri dekadave shqiptari kishte pasur hemoragji në tru dhe kishte hequr një tumor. Por, pastaj ishte shëruar. Pas kthimit nga një udhëtim në Maqedoni në vitin 1987 ai prezantoi një recetë mjeku dhe ecte me paterica. Prokurori ishte i mendimit se i akuzuari kishte arritur që edhe me ndihmën e gruas dhe djalit të tij t’i mashtrojë mjekët.

Në vazhdën e hetimeve autoritetet kishin gjetur një video nga dasma e djalit të të akuzuarit dhe aty ai shihet duke kërcyer.  Nën akuzë ishin edhe djali dhe gruaja e shqiptarit. Djali u lirua, ndërsa gruaja u dënua me një gjobë prej 6’000 frangash.

Next Post

Topalli: Po falsifikoni kartat e identitetit. Meta: Jeni ulur në gjunjë para mafies

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com