• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Topalli: Po falsifikoni kartat e identitetit. Meta: Jeni ulur në gjunjë para mafies

by
28/05/2015 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Replikat mes deputetes së PD­ Jozefina Topalli dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta kanë vijuar edhe në seancën e sotme. Sërish deputetja demokrate e Shkodrës ka akuzuar maxhorancën se po falsifikojnë identitetin e shqiptarëve me qëllim vjedhjen e votave në zgjedhjet e 21 qershorit.

Duke iu drejtuar LSI dhe kreut të saj Meta, Topalli tha se mafia është ulur në krye të kuvendit dhe qeverisë.

“Fotot që do të tregoj, tregojnë se ajo është fytyra e mafies në pushtet. Blerje votash e pacipë. E ka emrin mafie, si mafia e ilaçeve dhe sot është ulur në krye të kuvendit dhe qeverisë. Të pacipët falsifikojnë identitetin e shqiptarëve. Kështu ka ndodhur edhe në qershor të 2013­-ës, por nuk duhet të ndodhë në qershor të 2015­ës. Prokuroria duhet të zbardhë menjëherë këtë akt kriminal të falsifikimit të kartave të identiteti për blerje të votave për të qëndruar në pushtet. Jemi në një moment krucial për vendin tonë. Ky vend rrezikon trazira”- tha Topalli.

Por nga ana tjetër kreu i Kuvendit theksoi se sot ka patur një takim me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE­-ODIHR, Glover, ku i ka treguar për këtë rast. Në lidhje me akuzat për bashkëpunim me mafian, Meta u përgjigj se PD ka muaj që është ulur në gjunjë para mafias.

“Meqenëse më përmendi prapë emrin, nuk mund të rri dot pa i dhënë një përgjigje sepse keni bërë një akuzë të rëndë lidhur me vjedhjen e votave në Shkodër. Dhe mund t’ju them se kam patur një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it, znj. Glover, dhe i kam dorëzuar një kopje të gazetës “Rilindja Demokratike”, e cila kishte nxjerrë atë foto që nxorët ju pak më parë këtu, që gjoja dikush po merr apo po jep lekë në zyrat e LSI-së në këmbim të votave. I kam dhënë edhe padinë gjyqësore, që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama, bazuar në atë që është publikuar në gazetën tuaj zyrtare “Rilindja Demokratike”, meqenëse ju nuk i çoni çështjet para drejtësisë, por vetëm jeni mësuar që të shpifni në mënyrë të pacipë, në mënyrë që personi përkatës, dhe ju mund të ndihmoni meqenëse e paskeni identifikuar që është në Shkodër, personi të verifikohet. Në rast se është duke bërë një gjë të tillë të shkojë në burg dhe askush nuk do të ketë keqardhjen më të vogël për të dhe për cilindo tjetër. Në rast se kemi të bëjmë me një shpifje, pastaj, ata që publikojnë këto shpifje të marrin përgjegjësitë para drejtësisë. Përsa i takon mafies që përmendni, ju keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafies.”,-tha Meta.

Next Post

VIDEO / Rrëfimi për policin shqiptar që u vra në Kumanovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

June 14, 2026
“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

“Asgjë nuk është shitur, gjithçka është në procedurë ligjore”, Rama rendit faktet për Sazanin dhe Zvërnecin

June 14, 2026
Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

June 14, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

June 14, 2026
Protesta në pritje të “Mesias”

Protesta në pritje të “Mesias”

June 14, 2026
Mes tensioneve, Netanyahu uron Trump për 80-vjetorin: Ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta

Mes tensioneve, Netanyahu uron Trump për 80-vjetorin: Ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta

June 14, 2026
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

June 14, 2026
“Kush i nxori sekretet?” Shtëpia e Bardhë në alarm për detajet në librin e ri mbi Trump

“Kush i nxori sekretet?” Shtëpia e Bardhë në alarm për detajet në librin e ri mbi Trump

June 14, 2026
Salla dhe Lamallari nga Qafë Thana, investim i BB dhe 7 laboratorë të rinj për të garantuar sigurinë ushqimore në kufi

Salla dhe Lamallari nga Qafë Thana, investim i BB dhe 7 laboratorë të rinj për të garantuar sigurinë ushqimore në kufi

June 14, 2026
Mijëra demonstrues kundër Samitit të G7-ës, rikthehen masat drastike të sigurisë

Mijëra demonstrues kundër Samitit të G7-ës, rikthehen masat drastike të sigurisë

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In