Lionel Mesi bëri debutimin e tij të shumëpritur me PSG-në, në transfertën kundër Reimsit, teksa të gjithë sytë ishin te ai. “Pleshti” zuri vendin e Nejmar në minutën e 66-të, teksa në fundin e takimit, nuk munguan fotot speciale.
Portieri i Reimsit, mori menjëherë telefonin, teksa nxitoi t’i kërkonte yllit argjentinas, që të bënte foto me djalin e tij vogël. Mesi shihet teksa mban në krah djalin, ndërsa Rajkoviç bëri fotografinë në telefonin e tij. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
g.kosovari