• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Ndërtohet skema në 3D, si u vra Aleksandër Ndoka

by A R
09/12/2017 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para se të kthehej në shtëpi mbrëmë, ku e prisnin vrasësit,Aleksandër Ndoka kishte qenë tek lokali “Apokalips” në pronësi të tij, që ndodhet në periferi të qytetit.

Report TV ka arritur të ndjekë dhe të përshkruajë itinerari e ndjekur nga Ndoka mbrëmë në darkë, para se të vritej. Lokali “Apokalipsi”, që shihni në këtë foto, ndodhet në rrugën nacionale E 851, që lidh Lezhën me Shkodrën. Lokali nuk është shumë larg nga banesa e tij. Ndoka ndodhej këtu mbrëmë, para se të hipte në makinën e tij e të nisej për në shtëpi. Përmes një rikonstruksioni të ngjarjes në 3D, kemi ndjekur rrugën që ka bërë nga lokali i tij Aleksandër Ndoka me makinën Mitsubishi të zezë, me targë AA 382 SE, për të arritur në vilën, ku e prisnin vrasësit.

Ndoka ka përshkuar më pak se një kilometër në rrugën E 851, në drejtim të Shkodrës: fjala është për një rrugë të re, kështu që mjaftojnë pak minuta për të mbërritur ne kryqëzimin majtas te con drejt kodres përballë Kishës së Zonjës Nunciate. Këtu, Aleksandër Ndoka ka kthyer prape në të majtë, duke hyrë në një rrugë të vogël, me emrin “Bec Patani”. Kjo është rrugica që të çon në vilën private, ku banonte Aleksandër Ndoka me familjen e tij, si dhe vëllai Arben me familjen e tij.

Siç duket nga ky rikonstruksion, rrugica nuk është e asfaltuar dhe është kjo trajtektore e shkurtër që ka përshkuar Ndoka, siç ka bërë çdo ditë, për të arritur tek hyrja e vilës së tij, e mbrojtur nga një portë hekuri dhe e rrethuar nga një mur rrethues. Këtu, ndoshta, të fshehur pas një muri po e prisnin vrasësit, të cilët, kur mbërriti, hapën zjarr, duke qëlluar nga ana e majtë e makinës.

Në rrugicë nuk ka asnjë ndriçim publik dhe kjo zonë ndriçohet vetëm pjesërisht nga drita të vendosura përgjatë rrethimit të vilës së Ndokajve. Një vend ideal ky, i përzgjedhur nga vrasësit për një pusi’ dhe për t’u larguar më pas pa u shqetësuar se mos i shihte kush. Por pikërisht mungesa totale e masave të sigurisë të bën të mëndosh se Ndoka nuk e priste aspak këtë atentat. /ReportTV

Next Post
Derbi Tirana-Partizani, blindohet Pallati i Sportit

Derbi Tirana-Partizani, blindohet Pallati i Sportit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In