27 maj 2023 do të mbetet një ditë speciale për Myrto Uzunin.
Pasi u shpall kampion me Granadën në kategorinë e dytë spanjolle, u ngjit në LaLiga si dhe fitoi çmimin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar vendosi të bënte hapin e madh edhe në jetën private.
Uzuni propozoi për martesë, në fushën e lojës, partneren e tij Uarda Hyseni, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.
“Uarda, do të martohesh me mua?”, ishte fraza që u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës.
/a.r