• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

by Auron Tare
25/02/2026 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare

Shkodranët, mjeshtrit e humorit, më kanë treguar një histori e cila me shumë gjasë është e vërtetë. Pas vitit 1997, qeveria e kohës vendosi të rifillojë lëvizjen e trenave (çfarë kishte shpëtuar nga katrahura) dhe nisi një lokomotivë me disa vagona nga Tirana për në Shkodër. Pas dy ditësh që treni ishte nisur, makinisti, i cili në këmbë kishte bredhur për të gjetur një telefon, raportoi se ishte ende në dalje të Lezhës.

“Pse nuk vazhdon për Shkodër?” – e kishte pyetur drejtori i kohës.

“Ku të shkoj?” – ishte përgjigjur ai. “Këtu e paskan marrë të gjithë hekurudhën.”

Kjo histori më erdhi ndër mend kur po kaloja në Janar në rrugën drejt Korçës. Atje ku sot ka rrëshqitur e gjithë traseja e rrugës, mund të shohësh se bashkë me rrugën ka ikur edhe hekurudha. Jo vetëm kaq: nëse vazhdon rrugën drejt Prrenjasit, sheh pjesë të tjera të dëmtuara apo të braktisura. Madje disa nga tunelet i kanë prishur kompanitë që po ndërtojnë rrugën.

Në Luftën e Parë Botërore, Shqipëria kishte një rrjet hekurudhor nga veriu deri në afërsi të jugut. I ndërtuar nga ushtritë ndërluftuese për qëllime ushtarake, ai fillonte nga Shkodra drejt Shqipërisë së Mesme, duke u ndarë në një degë drejt Tiranës dhe një tjetër përgjatë bregut të Shkumbinit deri në Elbasan. Nëpërmjet kësaj hekurudhe u realizua edhe vizita e famshme e Arqidukës Maksimilian, trashëgimtar i fronit austro-hungarez, në Tiranë, Durrës, Kavajë e deri në Peqin, e dokumentuar me fotografi të kohës.

Ndërkohë, italianët, për qëllimet e tyre ushtarake, ndërtuan hekurudhën (dekovilin) nga Vlora drejt Selenicës dhe më pas drejt Fierit.

Me largimin e ushtrive, hekurudha i mbeti Shqipërisë dhe në segmente të ndryshme u përdor për nevoja lokale, diku me qerre e diku me karroca me kuaj. Por shumë shpejt, udha e hekurit, e ndërtuar nga inxhinierët më të mirë ushtarakë të kohës, u shkul nga banorët përgjatë saj dhe u përdor për nevojat e tyre: kush për pjergulla, kush për trarë e kush për hardhi. Kështu, në një kohë rekord, shqiptarët e asaj kohe mundën të zhduknin pa lënë gjurmë gjithë rrjetin hekurudhor Shkodër-Tiranë-Elbasan dhe atë Fier-Vlorë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria komuniste u përpoq shumë për të rifilluar hekurudhën, duke përdorur të njëjtin kontur gjeografik si ai i ndërtuar nga italianët dhe austro-hungarezët. Me punë vullnetare dhe me një propagandë të madhe, dalëngadalë hekurudha u shtrua në të njëjtën trase si ajo e dikurshmja. E përdorur gjerësisht për transportin e popullsisë dhe më vonë për nevojat e industrisë së rëndë, udha e hekurit ishte funksionale deri në rënien e komunizmit.

Pas vitit 1992 u braktis dhe shumë pak njerëz dinë për ekzistencën e saj. Sot hekurudha është jashtë funksionit në pjesën më të madhe dhe, çuditërisht, në segmentin Elbasan-Guri i Kuq është totalisht e braktisur dhe vende-vende, edhe e dëmtuar. Një pjesë e harruar, një pjesë e dëmtuar nga kompanitë që punojnë për rrugën. Asnjë përpjekje për ta ruajtur qoftë edhe si simbol historik i një kohe të shkuar, kur hekurudhat ndërtoheshin nga të rinjtë shqiptarë vullnetarisht. Edhe pse ndoshta e panevojshme sot, ajo fare mirë mund të kthehej në një atraksion turistik e historik për të treguar një nga periudhat më domethënëse të vendit. Ndoshta problemi ynë me hekurudhat nuk ka qenë kurrë vetëm ekonomik apo teknik. Ato i jane ndërtuar disa herë dhe po aq herë i kemi lënë të shkatërrohen. Të përdorura për luftë, për propagandë, për transport, por rrallëherë jo si pasuri të përbashkët që duhet ruajtur. Sikur hekurudha, që lidh qytete e njerëz, të na ketë bezdisur gjithmonë, sepse Udha e Hekurit kërkon rregull, disiplinë dhe mirëmbajtje afatgjatë. Dhe kështu, në mënyrë simbolike, sa herë ndryshon koha apo pushteti, ne i prishim përsëri. Jo vetëm shinat prej hekuri, por edhe vetë idenë e vazhdimësisë.!

Next Post
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com