• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Mourinho “shuplakë” Guardiolës, Tottenhami mposht Manchester City

by Java News
02/02/2020 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jose Mourinho i jep “shuplakë” Pep Guardiolës, në Permier League, teksa Tottenhami i drejtuar nga portugezi mposhti me rezultatin 2-0 Manchester City-n e spanjollit, që pavarësisht kësaj disfate mbetet në vendin e dytë, me 51 pikë, dy më shumë se Leicester City. Spursat, nga ana tjetër ngushtojnë diferencën në vetëm 4 pikë me Chelsea-n e vendit të katërt, duke rritur shanset për zonën e Championsit.

Plot 22 pikë shkon diferenca mes Liverpoolit të vendit të parë dhe City-t, me garën për titull praktikisht të mbyllur, pasi edhe nëse humbin 7 ndeshje, sërish “The Reds” do të mbeteshin në vendin e parë.

Sa i përket ndeshjes së luajtur në Londër, duhet theksuar se Tottenhami ishte me fat në pjesën e parë, pasi Sergio Aguero goditi shtyllën, ndërsa Gundogan shpërdoroi një 11-metërsh të akorduar në minutën e 39-të me ndihmën e sistemit VAR.

Ligji i futbollit “nëse nuk shënon, e pëson”, dënoi Citizens në pjesën e dytë. Debutuesi i Tottenhamit, holadezi Bergwijn, i prezantuar vetëm pak ditë më parë si goditja e madhe e merkatos, u dha epërsinë vendëse në minutën e 83-të me një goditje të befasishme rreth 15 metra larg portës, ndërsa 8 minuta më vonë Son Henung-Min i dha goditjen përfundimtare skuadrës së Guardiolës, duke i çuar shifrat në 2-0, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.

g.kosovari

Next Post
Të evakuuarit nga Kina nuk kanë shfaqur probleme/ Silva Doçi dhe 42 të tjerë në karantinën e Ankarasë

Të evakuuarit nga Kina nuk kanë shfaqur probleme/ Silva Doçi dhe 42 të tjerë në karantinën e Ankarasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In