ABC News ka siguruar videon e ekzekutimit të 41-vjeçarit Leartiad Keka (Lekaj) mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës.
Nga pamjet, shihet sesi autorët, 3 persona, e kanë qëlluan fillimisht 41-vjeçarin në këmbë.
Më pas, ata e kanë qëlluar përsëri duke e lënë të vdekur dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Audi”.
Për rreth 150 metra, Keka ka vrapuar i plagosur, por autoret e kanë qëlluar sërish. Në trupin e viktimës janë gjetur gjashtë plumba në trup dhe kokë që i kanë shkaktuar vdekjen.
Ndërkaq, tetë persona janë shoqëruar gjatë natës nga Policia e Vlorës lidhur me ngjarjen.
28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kote-Sevaster.
Pista kryesore e hetimit ka të bëjë me dënimin e viktimës me 10 vite burg në 2002, pasi u dënua për vrasje në bashkëpunim për shkak të grabitjes.
Por nuk përjashtohen pista të tjera, ku 41-vjeçari mund të ketë pasur ndonjë konflikt kohët e fundit./f.s