Në Morelos të Meksikës, është filmuar momenti i rrotullimit të një veture që po lëvizte me shpejtësi.
Shoferi ka qenë duke bërë gara me dy motoçiklistë, por e dashura tij ka pasur mendim tjetër.
Ajo ka menduar se është tepruar, dhe ka zgjatur këmbën për të shkelur pedalin e frenimit.
Për pasojë, drejtuesi ka humbur kontrollim dhe vetura është rrotulluar disa herë.
Mësohet se personat që ishin në veturë kanë marrë lëndime të konsiderueshme, por janë jashtë rrezikut për jetë.
“Kur të thotë e dashura mjaftë, duhet të ndalosh”, është një koment lidhur me aksidentin./a.m.