Në këtë video do të shihni momentin kur modelja skoceze, e vlerësuar si heroinë, u hodh në ujë dhe shpëtoi një vajzë që po mbytej. Sipas mediave ndërkombëtare, Natalie Harrison po pozonte në Londër, kur e bija vuri re një njeri që po mbytej në Tamiz. Menjëherë 36-vjeçarja u hodh në ujë, duke shpëtuar 20-vjeçaren.
Në të shkuarën nëna e dy fëmijëve ka qenë infermiere. Ndërkohë ekipet e shpëtimit thanë se të mos ishte për modelen, vajza nuk do kishte mbijetuar.
ma.me