• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dalldis Presheva, tubim në mbështetje të Erdogan

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse ka nevojë edhe në Turqi do të vij, para tankeve do të qëndroj, do të jap jetën, fëmijët dhe gjithçka që kam. Le të jetojë Turqia dhe të gjithë muslimanët në tërë botën”…

Një grup mërgimtarësh të Luginës së Preshevës u tubuan në shtëpinë e kulturës në Preshevë për të përkrahur popullit dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili u ballafaqua me tentativën jolegjitime për kryengritje nga pjesëtarë të forcave të armatosura turke, besnikë të organizatës terroriste FETÖ të drejtuar nga Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata me moton “Vetëm populli e përcakton fundin” dhe “Lugina të mbështet” porositën se Turqia udhëhiqet nga një qeveri legjitime dhe demokratike dhe se askush nuk guxon të veprojë kundër vullnetit të popullit.

Mërgimtar shqiptar dhe një nga organizatorët e protestës, Erkan Lutfiu, tha se me anë të këtij tubimi synojnë të tregojnë solidarizim, guxim dhe mbështetje për shqiptarët në Turqi, si dhe për shtetin turk. Ai shtoi se ngjarja e fundit në Turqi nxjerri në pah kulmin e inferioritetit të mediave dhe shtypit shqiptar të cilat siç tha ai, aspak nuk hezituan që t’i fryjnë zjarrit dhe propagandës së egër.

“Ky tubim solidarizues nuk duhet të keqinterpretohet, pasi që ne nuk protestojmë por vetëm përcjellim mesazhe solidarizimi me vëllezërit tanë në Turqi dhe shtetin turk”, u shpreh Lutfiu.

Mërgimtarët kishin përgatitur edhe bluza me fotografinë e presidentit Erdoğan, ndërsa gjatë tubimit ishin të shoqëruar edhe nga gra të moshuara dhe fëmijë.

“O Zot mos na le pa presidentit Erdoğan, prandaj dhe jemi tubuar që të mbështesim atë, shtetin e Turqisë dhe muslimanët kudo që ndodhen. Nëse ka nevojë edhe në Turqi do të vij, para tankeve do të qëndroj, do të jap jetën, fëmijët dhe gjithçka që kam. Le të jetojë Turqia dhe të gjithë muslimanët në tërë botën”, u shpreh një grua, duke mbështetur fuqishëm popullin e Turqisë, citon Zëri median e Preshevës. (b.an)

 

Next Post

Bes Kallaku imiton Bleonën, del nudo në Ersekë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In