• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Mjaft lexove gazeta”, Braçe-Shehajt: Dil jashtë, ndërpritet mbledhja!

by A R
22/05/2018 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me debate edhe ditën e sotme. Deputeti i PS është kritikuar nga përfaqësuesit e opozitës për shkak të ngjarjes së një dite më parë kur nxori jashtë Komisionit dy gazetare, pasi sipas tij thyen rregulloren.

Ndërsa deputetët demokratë, Agron Shehaj dhe Aldo Bumçi i janë rikthyer edhe njëherë çështjes “Xhafaj” duke akuzuar maxhorancën se po mbron vëllanë e ministrit të Brendshëm i dënuar për trafik droge.

Teksa Bumçi fliste, kreu i komisionit, Erion Braçe po shfletonte një gazetë. Kjo gjë s’është pritur mirë nga Agron Shehaj i cili i është drejtuar Braçes që të dëgjojë deputetët.

Por kjo gjë e ka acaruar Braçen i cili i ka kërkuar Shehajt të dalë jashtë, ndërsa ka ndërprerë punimet e komisionit, duke nxjerrë jashtë edhe mediat.


Aldo Bumçi: Unë besoj se duket parë humbjet e mëdha që po ndodhin në ekonominë shqiptare, ky komision duhet t’i ksihte dedikuar jo një seancë por disa seanca…

Agron Shehaj- Braçes: Mos lexo gazetën, por dëgjo deputetët kur flasin. (Flet sërish por nuk dëgjohet).

Erion Braçe: Ndërpritet mbledhja. Ky zotëri del përjashta.

Aldo Bumçi: A mund ta dimë arsyen? Cila është arsyeja se ky është parlament.

Erion Braçe: S’lejoj fyerje…

Jorida Tabaku: Zotëria të tha të kesh vëmendjen se po flasin deputetët.

Erion Braçe: Të të vijë turp!

Jorida Tabaku: Për çfarë të më vijë turp?

Erion Braçe: Për atë që dëgjove…të të vijë…

Jorida Tabaku: Ai të tha mos lexo gazetën./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Suedia përgatitet për luftë, shpërndan 4.8 milionë fletushka me udhëzime

Suedia përgatitet për luftë, shpërndan 4.8 milionë fletushka me udhëzime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In