• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO- Ministri gjerman i Punëve të Jashtme e bën publike preferencën e tij muzikore: Jam fans i Dua Lipës

by Os De
19/11/2025 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një video të xhiruar në avionin qeveritar, pas kthimit nga vizita në 6 vendet e Ballkanit, Johann Wadephul, tregon telefonin e tij mobil: në playlistën e tij shihet albumi Radical Optimism i Dua Lipës. 

Wadephul zbulon edhe një sekret: “Kam pasur një biletë për të shkuar me vajzën time më të voglën në koncertin e saj, por pastaj u bëra ministër i jashtëm”. 

Në vijim postimi i ministrit të Jashtëm gjerman në Instagram lidhur me vizitën e tij në vendet e Ballkanit: “Pas meje qëndron një udhëtim intensiv në Ballkanin Perëndimor dhe ai tregoi edhe një herë se sa vendimtar është ky moment për Evropën. 

Bëhet fjalë për pyetjen se si duam ta formësojmë sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit tonë. Sepse pikërisht tani, në një kohë kur agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me gjithë ashpërsinë, nuk guxojmë t’ia lëmë lagjen tonë të afërt ndikimit të shteteve autoritare. 

Në qendër të bisedave të mia në të gjitha këto vende ishte procesi i anëtarësimit në BE. Sepse të gjashtë vendet duan që në të ardhmen t’i përkasin BE-së, komunitetit tonë të paqes dhe vlerave. 

Dhe këtu vlen parimi: Nuk mund të ketë rrugë të shkurtër. Të gjitha kriteret duhet të plotësohen para se të mund të ketë anëtarësim – nga funksionimi i shtetit ligjor, te lufta efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e deri te forcimi i të drejtave themelore demokratike. 

Por: Kur përpjekjet reformuese janë të dukshme dhe zbatohen në mënyrë të qëndrueshme, ato duhet edhe të vlerësohen, me një perspektivë të vërtetë brenda BE-së. Pikërisht Mali i Zi dhe Shqipëria kanë bërë përparime të mëdha vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, nuk nevojiten vetëm përparime në rajon. 

Edhe vetë BE-ja duhet të jetë e gatshme për reforma – nëpërmjet proceseve më efikase të vendimmarrjes, për shembull më shumë vendime me shumicë të kualifikuar. Vetëm kështu Evropa mbetet e aftë të veprojë dhe e gatshme për anëtarë të rinj. Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Dhe Gjermania mbetet një partner i besueshëm në rrugën e përbashkët drejt BE-së. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Außenminister Johann Wadephul (@aussenminister)

 

Next Post

21 janari, Berisha në SPAK e ‘fati’ i tij në dorë të FBI. Do ‘fundoset’?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In