• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO / Militantët e grupit në pushtet në Siri ekzekutojnë në mënyrë brutale besnikët e Asadit

by A R
10/03/2025 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Militantët nga grupi islamik në pushtet i Sirisë, Hayat Tahrir al-Sham, raportohet se janë angazhuar në një aksion për të eliminuar besnikët e regjimit të Bashar al-Assad.

Por, gjatë këtij aksioni që zhytur vendin sërish në krizë, ata shihen duke “u kënaqur” me rrahjen, torturimin dhe ekzekutimin edhe të civilëve të pafuqishëm në komunitetet alavite përgjatë bregut perëndimor të vendit.

Më shumë se 1,000 njerëz thuhet se janë masakruar ndërsa militantët e HTS-së kanë filmuar veten duke rrahur civilët e paarmatosur.

Qeveria e HTS në Damask pretendon se aksioni në bregun perëndimor të Sirisë rreth Latakias u nis për të mposhtur grupet besnike pro-Asad që kishin sulmuar pikat e kontrollit të sigurisë më 6 mars.

Por, Daily Mail raporton se provat, shumica e tyre të siguruara nga vetë militantët e HTS, tregojnë se pjesa më e madhe e dhunës u krye kundër civilëve të paarmatosur.

Kur HTS mori pushtetin në Siri me një grusht shteti që rrëzoi ish-presidentin Bashar al-Assad në dhjetor, udhëheqësi Ahmed al-Sharaa pohoi se pakicat e ndryshme fetare dhe etnike të Sirisë do të ishin të sigurta nga persekutimi dhe dhuna.

HTS, një grup islamik sunit, u formua për herë të parë në vitin 2012 me emrin Jabhat al-Nusra dhe ishte krahu sirian i Shtetit Islamik të Irakut – më pas një degë e Al-Kaedës.

Në vitin 2017, grupi iu nënshtrua një riemërtimi, duke ndërprerë lidhjet me Al-Kaedën dhe duke kthyer emrin në HTS pasi udhëheqësi Ahmed al-Sharaa u përpoq të moderonte qëndrimin e tij për të fituar legjitimitet.

Që nga marrja e pushtetit në dhjetor 2024, HTS ka sunduar nga Damasku, duke konsoliduar kontrollin e tyre mbi pjesën më të madhe të Sirisë perëndimore dhe qendrore.

Next Post
I kërkuar nga Venezuela, arrestohet në Durrës italiani, Policia jep detaje

I kërkuar nga Venezuela, arrestohet në Durrës italiani, Policia jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

February 11, 2026
Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

February 11, 2026
Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In