• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Meta reagon nga Gjermania pas rikonfirmimit në krye të LSI (dhe një mesazh për rivalët në garë)

by A R
07/11/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjermania ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nëpërmjet një mesazhi ka falënderuar të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për pjesëmarrjen  në këtë proces shembullor votimi sipas tij. Meta, i rikonfirmuar në krye të LSI-së,  vlerësoi se kjo pjesëmarrje konfirmon qartësisht lidhjen e vendosur dhe të qëndrueshme me LSI-në.

“Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme të falënderoj të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët morën pjesë dje në një proces shembullor të votimit për zgjedhjen e kryetarit, por edhe të delegatëve për në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI-së. Në mënyrë të veçantë dua t’i falënderoj për pjesëmarrjen mjaft të lartë dhe për konfirmimin e qartë të lidhjes së tyre të vendosur dhe të qëndrueshme me LSI-në”, – tha Kryetari i LSI-së, teksa vlerësoi veçanërisht dy kandidatët e tjerë në garë si edhe të gjithë njerëzit që u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Dua të falënderoj njëkohësisht të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e këtij procesi. Njëkohësisht dua të falënderoj edhe dy kolegët e mi, kandidatët për kryetar, z. Rrokaj dhe z. Spahiu, pasi ata dhanë gjithashtu një kontributit të rëndësishëm për të bërë këtë garë edhe më aktive dhe më interesante dhe për të nxitur rritjen e kësaj pjesëmarrjeje”, – shtoi Meta.

Gjithashtu, Kryetari i LSI-së shprehu bindjen se nga ky proces e gjithë LSI-ja ka fituar një nivel të ri të organizimit të saj dhe se në Konventës Zgjedhore të LSI-së do të diskutohen dhe do të merren vendime të rëndësishme që shkojnë në përputhje me aspiratat e të gjithë atyre anëtarëve që votuan.

“Jam i bindur se nga ky proces e gjithë LSI-ja ka fituar një nivel të ri të organizimit të saj, të pjekurisë së saj politike, të kulturës së saj demokratike. Tani është momenti që këtë pjesëmarrje, këtë inkurajim, që na ka dhënë në një shkallë mjaft të lartë anëtarësia e LSI-së, ta çojmë akoma më përpara drejt Konventës së re Zgjedhore të LSI-së në datat 3-4 dhjetor, ku ne së bashku do të diskutojmë, do të kuvendojmë dhe do të marrim vendime të rëndësishme. Vendime të cilat shkojnë në përputhje me aspiratat e të gjithë atyre anëtarëve që votuan dje për një LSI gjithnjë e më të hapur, për një LSI gjithnjë e më gjithëpërfshirëse. Për një LSI e cila përmes rritjes së saj kontribuon për rritjen e stabilitetit në vend dhje për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit”, – deklaroi Meta në mesazhin e tij. /a.m.

Next Post
Moda e partive/ Pas Blushit edhe ‘Kaubojsi’ krijon parti të re

Moda e partive/ Pas Blushit edhe ‘Kaubojsi’ krijon parti të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com