Ledian Memushaj konfirmohet sërish si një element tepër i rëndësishëm për Peskarën, në luftën e klubit italian për ngjitje në Seria A.
Mbrëmjen e sotme, ekipi i mesfushorit vlonjat, luan në shtëpi përballë Peruxhias, dhe gjendet në fitore 1-0. Dhe golin e ka shënuar pikërisht Memushaj, në minutën e 29-të.
Pas një goditje dënimi, topi u përplas në mur dhe shkoi tek Memushaj që gjendej aty, si një kandidat për të goditur edhe ai goditjen e dënimit.
Mesfushori i Kombëtares, nuk u mendua dy herë nga topi i kthyer, dhe me një të djathtë të menjëherëshme, shtangu portierin kundërshtar duke tundur rrjetën.
g.kosovari