• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Me kallash në duar përplasin në tokë rojen: Momenti i grabitjes së bankës në Koplik

by Java News
05/06/2022 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat kanë siguruar videon ekskluzive të grabitjes së një banke në Koplik të ndodhur më 9 maj.

Ky është moment, i siguruar nga Top Channel kur tre persona të veshur me të zeza me maskë Halloween-i në fytyrë dhe të armatosur me kallashnikovë grabitën filialin e një banke në Koplik.

Një muaj pas kësaj grabitje policia mundi të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.
Në pranga ranë Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Identifikimi i tyre erdhi pas një pune hetimore 4 javore e cila u përqëndrua kryesisht tek kamerat e sigurisë. Policia identifikoi se disa ditë para ngjarjes 22-vjeçari Bekim Guraj i veshur si punonjës policie qëndronte përpara bankës dhe studionte ambientin e bankës dhe më pas në bashkëpunim me dy kushërinjtë e tij Armir dhe Admir Shabaj me një mjet tip “Golf 3” të maskuar dhe të armatosur me 2 kallashnikovë kryen grabitjen.

Pasi morën nën kërcënimin e armës 18 milionë lekë nga banka, autorët e kanë djegur mjetin tek “Rrethrrotullimi i Bajzës” dhe janë larguar me një mjet tjetër që e grabitën në rrugë të cilin e braktisën në fshatin Shegan. Në ujërat e “Syrit të Sheganit” ata hodhën edhe armët që kryen grabitjen, të cilat u gjetën nga polumbarët e RENEA-s.

Policia e Shkodrës, forcat operacionale dhe RENEA ushtruan kontroll edhe në banesa të miqve të autorëve por edhe në banesa që dyshohet se përdoreshin prej tyre. Falë këtyre kontrolleve policia zbuloi një shtëpi bari, sekuestroi lëndë narkotike si edhe pajisje që përdoreshin për rritjen e drogës.

Policia sekuestroi 31 kilogramë kanabis dhe arrestoi në flagrancë 6 persona të tjerë, 3 janë proceduar ndërsa një është një kërkim.

Gjatë kontrollit të banesës së Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, në Koplik, u zbulua një shtëpi bari dhe 22 kilogramë kanabis sativa gati për shitje.

Edhe në oborrin e shtëpisë ai kishte kultivuar rreth 300 rrënjë kanabis mes hardhive të rrushit. Ai u arrestua ndërsa djali I tij u shpall në kërkim. Në pranga ranë dhe 2 punëtorët e tij nga cërriku që mirëmbanin lëndën narkotike.

Ndërsa në banesën e Albin Shabaj, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e grabitjes së bankës, u gjetën dhe u sekuestruan 9 kilogramë kanabis. Për këtë u arrestuan në flagrancë vëllezërit Albin dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./m.j

Next Post
“Do arrestohen 90 persona”/ Deklarata e fortë e ekspertit për ‘Plumbi i artë’: Krimi i organizuar biseda me politikanë përmes…

Alarmi i krimit gjatë sezonit veror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In