• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Video me Enver Hoxhën, pushohet padia ndaj Inva Mulës

by Java News
05/02/2016 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë një padi penale për ‘riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit’ të ngritur ndaj sopranos me famë botërore, Inva Mula.

Sopranoja u padit nga Fatmir Çepani, kameramani që fiksoi në celuloid momentet e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991. Përmes kësaj padie, kameramani Çepani pretendonte se i është shkelur e drejta e autorit nga ana e sopranos, shkruan Panorama.

Në përfundim të seancës së tetë në radhë të kësaj përballjeje gjyqësore, më 2 shkurt 2016, gjyqtari i çështjes, Artan Gjermëni, ka vendosur pushimin e gjykimit. Burime pranë Gjykatës bënë me dije se shkak i pushimit është bërë mungesa në seancë e avokatit të të dëmtuarit akuzues, Çepani. Avokati Ndue Pjetra ka mbërritur disa minuta me vonesë në gjykatë, për shkak të angazhimit në një proces tjetër gjyqësor.

PROCESI
Fatmir Çepani depozitoi një padi penale në Gjykatën e Tiranës kundër sopranos Mula, në tetor të vitit të kaluar. Përmes kësaj padie, ai kërkonte që sopranoja e famshme të mbante përgjegjësi penale për shkeljen e të drejtave të autorit. Po ashtu, ai kërkonte dëmshpërblimin e tij në më shumë se 30 mijë euro, si dëm i shkaktuar nga riprodhimi e shpërndarja në publik i pamjeve të regjistruara prej tij.

Sipas Çepanit, sekuencat e regjistruara prej tij ishin riprodhuar në një klip muzikor të këngës “Dhuratë për ditëlindje” të sopranos Mula. Para se t’i drejtohej gjykatës, i dëmtuari ka kërkuar ta zgjidhë konfliktin me marrëveshje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga sopranoja. Gjykata e Tiranës nisi shqyrtimin e kësaj padie më 28 tetor 2015. Ndonëse u zhvilluan plot tetë seanca gjyqësore, gjykata nuk ka mundur të konsumojë seancën e pajtimit mes palëve. Për asnjë nga këto seanca nuk është mundur të njoftohet sopranoja për gjyqin e nisur ndaj saj, kjo edhe prej faktit se ajo jeton jashtë vendit. Në seancën e 12 dhjetorit gjykata ka vendosur njoftimin e të akuzuarës përmes shpalljes publike.

I DEMTUARI
Vendimi i së martës nuk ka ndikuar në bindjen e operatorit Çepani. Avokati Ndue Pjetra konfirmoi dje ridepozitimin në gjykatë të së njëjtës padi kundër sopranos. I kontaktuar nga “Panorama”, Çepani tha se do t’i shkojë deri në fund përballjes gjyqësore për fitimin e të drejtës së tij. “Jam i vendosur, që gjithçka të vendoset konform ligjit, ndryshe nuk ka pajtim për mua. Pavarësisht personit që kam përballë, ai filmim është një pronë që nuk ka Zot të ma cenojë”, u shpreh operatori Çepani.

Panorama

Next Post

Zbulimi befasues në skulpturën e lashtë greke, a është ky një lap-top?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In