Pamjet e brazilianit që ngre peshë një makinë po bëjnë xhiron në Youtube. Kur një makinë i kishte bllokuar korsinë e biçikletave, ai nuk zgjodhi të devijonte, por e ndau mendjen ta zhvendoste makinën me forcën e krahut.
Video me titulli “njeriu më i fortë në botë” është hedhur në youtube nga Xhoe Loreto të hënën. Deri tani numëron mbi 732 mijë klikime. Makina që ai ngriti peshë ishte një fiat uno, e prodhuar në Itali që peshon nga 711-910 kg.
Pasi e shtyu makinën larg korsisë së biçikletave, ai mori biçikletën dhe u largua.
Shumë persona duartrokitën gjestin e tij, shumë të tjerë komentuan: “Ah sikur të kishim patur forcën e tij”. Megjithëse vendi ku u regjistrua video nuk është mësuar ende, disa prej përdoruesve të rrjeteve sociale thonë se është filmuar në qytetin Sao Paulo.
https://www.youtube.com/watch?v=luNGjffDjCs









