Sali Berisha ka intensifikuar sulmin e tij ndaj “Ballkanit të Hapur” duke e cilësuar si një projekt serb.
Por jo gjithnjë ka qenë i pozicionuar në këtë mendim. Në një intervistë pak më të herët, kreu i foltores e konsideronte si një iniciativë e ish presidentit Donald Trump.
Ditën e djeshme, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin nismën.
Ai apeloi që të përfshihen të gjashtë shtetet e rajonit në mënyrë të barabartë.
Nga ana tjetër, tre vendet e nismës nënshkruan një sërë marrëveshjesh./m.j