• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Kreu i OSBE i përgjigjet Berishës, për sondazhin mbi komunizmin

by Java News
08/12/2016 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, ka folur për anketën e realizuar mbi “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen”. Në një intervistë për emisionin “Arena” në Ora News, ambasadori thotë se publikimi i këtij sondazhi ishte në momentin e duhur.

Borchardt vlerëson se mënyrat se si tregohet e shkuara në Shqipëri janë shumë të përçara dhe një diskutim i gjerë mund të ndihmojë për t’i ngushtuar këto ndarje dhe për të çuar më në fund drejt një narrativë liberalizuese për të gjithë shoqërinë.

Intervista

Ora News:Para pak ditësh ju keni bërë publike një anketë, të cilën e keni quajtur “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Çfarë është kjo anketë? Pse erdhi tani?

Ambasadori Borchardt: Kjo anketë kishte kohë që ishte planifikuar. Ne e prezantuam para dy ditësh, duke qenë se kjo ishte një ditë që u vinte për shtat të gjithë pjesëmarrësve. Nuk është se kishte ndonjë arsye të veçantë për ta prezantuar pikërisht në atë datë. Qëllimi i anketës është i dyfishtë. Ne duam të kontribuojmë bazuar në konstatimet empirike, në debatin këtu në Shqipëri për të kaluarën, si dhe duam të nxisim diskutime të mëtejshme.

Ora News: Kush e organizoi këtë sondazh? Sa i saktë është, (historia e sondazheve në Shqipëri nuk është një histori suksesi). Sa është marzhi i gabimit të këtij sondazhi?

Ambasadori Borchardt: Ne punuam me një kompani me përvojë, e cila u përzgjodh përmes procedurave tona normale të prokurimit. Kompania intervistoi pothuajse 1000 vetë, gjë që e bën anketën shumë, shumë përfaqësuese. Marzhi statistikor i gabimit ishte nën 5 për qind, diçka më shumë se 3 për qind.

Ora News: Bazuar në këtë sondazh, i cili duhet pranuar se ka qenë pak surprizë për shqiptarët, a duhet të kemi frikë se mund të na rikthehet komunizmi në Shqipëri?

Ambasadori Borchardt:Rezultatet kanë qenë të ngjashme edhe në pjesën lindore të Gjermanisë,  sa i takon qëndrimit ndaj regjimit të shkuar. Ka njerëz që kanë krijuar një lloj ndjesie, për të cilën kemi shpikur edhe një fjalë të re:‘Ostalgie’, një kombinim i fjalës Osten (lindje) dhe nostalgji. Kjo ndodh në kohëra kur gjërat nuk janë stabilizuar ende plotësisht, dhe ato nuk janë të stabilizuara as në Gjermani dhe as këtu. Ndoshta nuk është kjo ajo që dëshirojmë, por ndodh që njerëzit krijojnë këtë lloj nostalgjie. Sa i përket frikës nga komunizmi, kur u ktheva në Shqipëri, u befasova për mirë me dialogun kombëtar rreth së shkuarës, gjë që thuajse nuk ekzistonte fare 7 apo 8 vjet më parë. Dhe ne, si Prezencë e OSBE-së, dëshirojmë ta nxisim këtë dialog, edhe përmes kësaj ankete.

Ora News: Por duke u bazuar edhe një herë te sondazhi që ju keni bërë. E shkuara komuniste është renditur shumë më mbrapa se sa shumë probleme të tjera që kanë sot shqiptarët. Rendisim këtu arsimin, shëndetësinë, rendin, pandëshkueshmërinë, etj. A mendoni që gjithë këto vite demokraci i kanë lodhur këto burokracitë e tepërta apo administratat jofunksionale na kanë lodhur dhe mbase kjo revoltë është përkthyer në këtë përgjigje në sondazh?

Ambasadori Borchardt: Do të thosha se kjo vjen më shumë për shkak të mungesës së dialogut kombëtar për të shkuarën. Në çdo vend me një të shkuar traumatike ka diskutime  – herë në nivele më të ulëta, herë në nivele të larta – dhe ky diskutim mund dhe duhet të çojë në një narrativë të re. Për momentin, mënyrat se si tregohet e shkuara në Shqipëri janë shumë të përçara dhe një diskutim i gjerë mund të ndihmojë për t’i ngushtuar këto ndarje dhe për të çuar më në fund drejt një narrativë liberalizuese për të gjithë shoqërinë.

Ora News: Menjëherë pas publikimit të këtij sondazhi erdhën dhe kundërshtimet e para politike. Ju besoj e dini, se ish-kryeministri Berisha e ka quajtur këtë një trillim të qëllimshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka bërë këtë me asistencën tuaj. Keni ju një përgjigje ?

Ambasadori Borchardt:Pas publikimit të anketës, pamë fillimin e një debati akoma më të gjallë këtu në vend. Me qindra njerëz komentuan në mediat sociale dhe pikëpamjet e tyre ishin të ndryshme, sikurse edhe në anketë. Kjo për mua tregon se publikimi u bë në kohën e duhur, se kishte shumë interes, dhe fakti që edhe një ish-kryeministër komentoi tregon se ai dëshiron të kontribuojë në këtë debat dhe, siç thashë, debati në vend është ende shumë i përçarë. Ndryshimi i pikëpamjeve të popullatës së gjerë, të gjitha këto këndvështrimeve që dalin tashmë në këtë debat publik kërkojnë një punë shumë më të madhe në shkolla dhe më vjen mirë që ministrja e Arsimit ka shprehur interes për këtë. Debati publik duhet të vazhdojë, në mënyrë që të ngushtohen dallimet mes këndvështrimeve aktuale dhe të ketë një këndvështrim më konsensual të së shkuarës.

Ora News: A mund të themi që kemi një rënie të besimit të demokracisë? Në përgjithësi. Nuk flas këtu vetëm për Shqipërinë. Duke marrë parasysh edhe situatën në Evropë, zgjedhjet e fundit që janë bërë, a ka rënë besimi për demokracinë?

Ambasadori Borchardt:Demokracia liberale po sulmohet, jam dakord – nga populizmi e të tjerë. Mbrojtja e kësaj demokracie liberale është pikërisht një nga detyrat më të rëndësishme të OSBE-së.

Next Post
DETAJET/ Policia e Kosovës konfirmon dhunimin e Ndocajt, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Eduard Ndocaj mbron Kodhelin: Femër me dinjitet, grekët ti kërkojnë falje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com