• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Konflikti për kufirin detar, këshilltari i Erdoganit: I thyejmë këmbët edhe Ciprasit!

by Java News
01/02/2018 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dekadash, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në mosmarrëveshje që shkojnë deri në konfrontime ushtarake për disa ishuj shkëmborë dhe të pabanuar në detin Egje. Të dielën marina turke nuk lejoi ministrin grek të Punëve të Brendshme të shkelë në ishujt e Imias (ishujt e Karadakut në Turqisht). Ministri grek ishte në zonë për të nderuar tre pjesëtarët e flotës ajrore greke që u vranë gjatë krizës së vitit 1996 me Turqinë.

Por një deklaratë e kryekëshilltarit të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Yigit Bulut ka rritur edhe më shumë tensionin. Gazeta greke “Protothema”  thotë se me këtë deklaratë provokuese Turqia po kërkon një konfrontim ushtarak me Greqinë.

Gjatë një paraqitjeje në televizionin publik të Turqisë, TRT, Bulut kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj.

“T’i thyejmë duart dhe këmbët nëse përpiqesh të zbresësh në shkëmbinjtë e Karadakut. S’ka rëndësi nëse je ministër, po të duash le të jesh edhe Kryeministër. Me popullin grek nuk kemi asnjë problem…Por nëse tenton të zbresësh në ato shkëmbinj, bëhesh më keq se Afrini (qytet në Veri të Sirisë ku ka zbarkuar ushtria turke). Në këtë gjeografi nuk ka një forcë të armatosur që mund të matet me ato të Turqisë. Të gjithë duhet të dinë vendin e tyre”, tha Bulut në TRT.

Në 1996-ën Turqia dhe Greqia u përplasën në atë që njihet si Kriza e Karadakut. Të dy shtetet zbarkuan ushtarë në dy ishujt e pabanuar dhe për pak u shmang një përplasje frontale mes dy ushtrive.

Dy ishujt e vegjël shkëmborë të Imias apo Karadakut ndodhen në Detin Egje mes vargut të ishujve grekë Dodecanese dhe brigjeve jugperëndimore të territorit turk.

https://www.youtube.com/watch?v=-3ZBnsdt5a4

Next Post
Duka dhe Fino e filluan debatin para emisionit

Duka dhe Fino e filluan debatin para emisionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com