• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Kokainë, armë dhe para, arrestohen 4 persona në Tiranë, 1 në kërkim. Si organizohej trafiku

by Java News
22/02/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Parkimi” u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Katër persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim. Janë sekuestruar tri armë zjarri, lëndë narkotike dhe një shumë parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri dhe si rezultat i një pune disamujore, duke përdorur format e punës që normojnë punën e policisë kriminale, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Forçat e Posaçme ” Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K.S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge “dhe ”Moskallëzimi i krimit”, E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Armëmbajte pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë. Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e M. Ç., i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, Policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600.000 lekë dhe 5000 euro.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit fizik të ushtruar në parkingun e lokalit të shtetasit K. S., shtetasve E. K., 28 vjeç dhe E. K., 33 vjeç, Policia u gjeti doza me lëndë narkotike kanabis. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili ka mundur të largohet në momentin e ndërhyrjes nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

g.kosovari

Next Post
“Nusja do shkonte ta takonte”/ Flet vëllai i 43-vjeçarit që vrau veten në burg: E arrestuan para Vitit të Ri, por…

“Nusja do shkonte ta takonte”/ Flet vëllai i 43-vjeçarit që vrau veten në burg: E arrestuan para Vitit të Ri, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In