• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nusja do shkonte ta takonte”/ Flet vëllai i 43-vjeçarit që vrau veten në burg: E arrestuan para Vitit të Ri, por…

by Java News
22/02/2020 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun 313 ku u vetëvar me çarçaf Bilbil Hasani, 43 vjeç.

Dyshohet se viktima është vetëvarur me çarçaf në banjon e qelisë ku po qëndronte prej muajsh.

Trupi i pajetë është evidentuar nga gardianët rojë, disa orë pasi 43 vjeçari ishte vetëvarur. Vëllai i tij, Rajmond Hasani kërkon që çeshtja të ndiqet. Ai tha se Bilbili ka qenë me kartelë mjekësore prej 18 vitesh dhe sipas tij institucioni ku u burgos nuk ishte i duhuri për ta mbajtur në burg.

Bilbil Hasani ishte baba i katër fëmijëve, me origjinë nga Kukësi, me banim në Kamëz dhe është arrestuar në vitin 2019 sepse ka vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë vëllai i viktimës, Rajmond Hasani tha se ai ishte me kartelë shëndetësore.

“Në polici nuk kemi dijeni ta ketë kallëzuar dikush. Ai  është arrestuar para Vitit të Ri. Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore sa i përket shëndetit, prej 18 vitesh. Nuk ka qenë institucioni përkatës për ta mbajtur në burg.

Është paraqitur në Gjykatë me kartelën shëndetësore, por nuk është marrë në konsideratë.

Është shumë e padrejtë sepse ka qenë me mjekim sa i përket shëndetit mendor, dhe ai nuk duhet të ishte mes të gjithë kriminelëve.

Fakti që ishte në burgun 313 ka ndikuar në vetëvrasje?

Kjo është arsyeja sipas meje, prej 18 vitesh nuk ka dhënë shenja.

Nusja e tij në 8 të mëngjesit ka qenë e përgatitur për ta takuar dhe aty ka marrë njoftimin. Nuk ka qenë në dijeni as avokati për vetëvrasjen.

Ka shfaqur shqetësime, mendoj se nga pjesa e izolimit dhe nga institucioni ku ai është mbajtur i burgosur, nuk duhet të ishte aty.

Ngjarja ka ndodhur natën rreth orë 2 apo 3, ne jemi të informuar nga njerëzit. Avokati e ka marrë vesh lajmin dje në orën 12:00 nëpërmjet mediave.

Bilbili ka qenë në emigracion që i vogël dhe për shkak të jetës së vështirë kaloi në depresion. Këtu ishte me kemp, herë pas here shkonte në Greqi, kishte edhe nusen në punë. Banesa është e tyrë, por janë në borxh sepse e kanë ndërtuar me borxhe.

Kush e detyroi Bilbilin drejt vetëvrasjes?

Fajtore sipas meje është Gjykata dhe Institucioni i Burgut që nuk ka kryer detyrën siç duhet. Ky rast na ka shkatërruar, dua që të ndiqet çështja dhe të kryhen hetime nga momenti i arrestimit, duke përfshirë edhe Gjykatën për vendimin masës arrest me burg për një të sëmurë mendor”, tha vëllai./abcnews.al

g.kosovari

Next Post
Koronavirusi/ Porti i Durrësit shton kontrollet, kalon në “filtër” pasagjerët

Koronavirusi/ Porti i Durrësit shton kontrollet, kalon në “filtër” pasagjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In