Një 46-vjeçare e identifikuar si B.R., është shoqëruar në komisariat pasi përplasi të moshuarin në vijat e bardha. Pas kësaj, ka dalë nga makina dhe të dy po debatonin derisa shoferja e makinës tip ‘Benz’ e ka kapur nga fyti dhe e ka shtyrë.
“Jam në vijat e bardha. Turp të kesh. Unë kaloj këtu, ajo desh më mori këmbën”, tha i moshuari.
Reagimi i policisë erdhi pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.
Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve”, njoftoi policia.