• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit

by A R
07/05/2026 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A2CNN ka siguruar pamjet e uthullës me krimba që u është dhënë studentëve të Akademisë së Sigurisë, të cilët u helmuan ditën e djeshme nga ushqimi.

“Ditën e djeshme, 56 kursantë, studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar si pasojë e ushqimit dhe situata ka qenë alarmante pasi studentët kanë pasur simptoma të rënda si të vjella, diarre dhe këputje. Ata kanë shkuar në spital, kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë gjithë natës”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmit të helmimit nga ushqimi të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

“Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë. Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme”, lexohet në njoftimin e AKU.

AKU shton se “për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve”.

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

Nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë.

Më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë u krye kontroll edhe në ambientet e subjektit SORI-Al me adresë “Garnizoni Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, ku u konstatua se OBU nuk u gjet në proces pune pasi prodhimi kryhet në orare të caktuara.

Në subjekt nuk u konstatua produkt i gatshëm për konsum, pasi produktet e prodhuara shpërndahen menjëherë tek pikat kontraktuese.

Për qëllim të inspektimit në subjekt janë marrë mostra për produktet e konstatuara dhe më konkretisht djathë i bardhë lope, kos lope, vezë, sallam për analizim të ngarkesave mikrobiologjike të cilat u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

U bllokua sasia gjendje prej 67.3 kg produkte,1350 kokrra vezë, dhe ndaj subjektit u vendos masa administrative me gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë procesit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Next Post
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Tri parimet që e formësuan dhe kriza që po i sfidon ato… A është ky fundi i mitit politik të Trumpit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Balla: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

August 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Pas bashkive, rajonet

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

August 18, 2026
Avokatët ngrenë alarmin: Qytetarët nuk besojnë se do të marrin drejtësi, mijëra dosje mbeten në pritje

Avokatët ngrenë alarmin: Qytetarët nuk besojnë se do të marrin drejtësi, mijëra dosje mbeten në pritje

August 18, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

August 18, 2026
Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

August 18, 2026
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

August 18, 2026
Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

August 18, 2026
Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

August 18, 2026
Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com