• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Ja gafa e Joe Biden, që provokoi komente të hidhura

by Java News
14/06/2021 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA Joe Biden u hutua gjatë një konference për shtyp në samitin e G7, ndërsa fliste për ndihmë humanitare për vendet e prekura nga lufta civile, duke përzier Libinë dhe Sirinë, jo një herë, por tre herë, raportoi Fox Neës.

Kështu, ai u shfaq me sindromin Trump të gafave pa cak.

Presidenti amerikan foli për mundësinë e bashkëpunimit me Rusinë në ofrimin e “ndihmës jetësore Libisë, popullsia e së cilës është në telashe të mëdha”.

“Për sa kohë që ata janë atje, pa aftësinë për të sjellë një rregull në rajon, ju nuk mund ta bëni atë mirë pa përmbushur nevojat themelore ekonomike të njerëzve. Kështu që unë shpresoj se ne gjejmë një mënyrë për të shpëtuar jetën e njerëzve në Libi”, tha Biden.

Ai më pas tha se Rusia kishte “kafshuar më shumë sesa mund të gëlltiste” me ndërhyrjen e saj në Siri, dhe pas kësaj ai përmendi përsëri Libinë.

Këshilltarët e Biden më vonë thanë se presidenti, në vend të Libisë, kishte për qëllim Sirinë. Ndaj Biden përjetoi një ortek komentesh negative në mediat sociale.

“Unë jam duke kërkuar që mediat të futen dhe të na përkthejnë atë që tha me të vërtetë Joe Biden, presidenti”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Unë mendoj se kur bombardoni kaq shumë vende në të njëjtën kohë, është e vështirë të jesh i saktë”, shkroi komentatorja gjeopolitike libaneze Sarah Abdallah.

Një konferencë shtypi në të cilën Biden u përfshi u mbajt në ditën e fundit të samitit të rregullt vjetor të shtatë ekonomive më të zhvilluara të botës (G7) në Cornwall, Angli. Biden është në Bruksel me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, ku më pas pritet një takim mes tij dhe Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Next Post
Ndeshja Suedi-Spanjë në “Tirana Fan Zone”/ Veliaj me Yuri Kim dhe dy ambasadorët respektivë!

Ndeshja Suedi-Spanjë në “Tirana Fan Zone”/ Veliaj me Yuri Kim dhe dy ambasadorët respektivë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In