• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO+ INTERVISTA/ Rrëfen fierakja: Ja pse doja t’i vrisja 2 vajzat, pasi dogja shtëpinë e burrit

by Java News
16/08/2018 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pasi dogji shtëpinë e bashkëjetuesit të saj dhe tentoi të mbyste vajzat e saj të mitura, 42-vjeçarja Rudina Kishta ka dalë dje në Gjykatën e Fierit për masën e sigurisë. “E bëra për hakmarrje ndaj bashkëshortit. Ai më nxiu jetën. Na dhunonte mua dhe vajzat. Unë kisha ikur disa herë prej tij, por ai vinte dhe më merrte me premtimin se do të ndryshonte. Ne nuk kishim as bukë të hanim në shtëpi. Ai nuk punonte, por rrinte në klubin e fshatit përditë. Vinte i dehur dhe na dhunonte mua e vajzat, ndaj unë arrita deri në këtë gjendje”.

Kështu është shprehur para trupit gjykues 42-vjeçarja. Ajo akuzohet për “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”, e mbetur në tentativë dhe “shkatërrim i pronës me zjarr”. Prokurori i çështjes ka kërkuar si masë atë të arrestit me burg për 42- vjeçaren, çka është marrë parasysh edhe nga gjyqtari Taulant Banushi.

Ajo është mbrojtur nga një avokat i caktuar nga Gjykata, i cili ka kërkuar një masë më të lehtë. Por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e mbrojtjes, duke e lënë në burg gruan. Në seancën e djeshme nuk është parë asnjë familjar i saj.

Mesa duket, Rudinën e kishin braktisur të gjithë të afërmit e saj pas veprimit që ka kryer në fshatin e bashkëjetuesit të saj. Në gjykatë nuk është dukur as ky i fundit, të cilin 42- vjeçarja e akuzon si dhunues të saj dhe shkaktarin që e kishin çuar atë drejt këtij veprimi ekstrem. Ajo çka ishte mëse e dukshme ishte pamja e saj e përvuajtur, me thinjat e një 80- vjeçareje dhe në pjesën e sipërme të gojës i dukej vetëm një dhëmb.

Teksa ndodhej në sallën e gjyqit në pritje të ardhjes së trupit gjykues, Rudina nuk ka ngurruar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që kishin shkuar të ndiqnin seancën gjyqësore. Në fillim ajo bëri përpjekje të mbulonte fytyrën me një letër të bardhë, por më tej e gjendur mes kamerave e pyetjeve të njëpasnjëshme, ajo u detyrua të përgjigjej në tentativë të një vetëmbrojtjeje.

Akuzoheni për zjarrvënie të qëllimshme… E keni kryer ju këtë veprim?

Po, e kam bërë unë. E bëra sepse më erdhi në majë të hundës. Po jetoja keq. Më mori e më mbylli atje brenda. Kur i thashë dua të iki te familja ime, më tha mirë do vij e të çoj. Por nuk erdhi derisa u errësua. Prandaj e bëra.

Po dy vajzat e mitura, pse do t’i mbysnit?

Se s’kisha ku t’i lija. Ça do të bëhej me to? Ato janë vajzat e mia, kush i do më shumë se unë? Jeta na ishte bërë e vështirë, pasi ai më dhunonte mua dhe vajzat. Kur mendova që do futesha edhe në burg (pas zjarrvënies), mendova më mirë të vdesim të gjitha sesa t’i lija rrugës. Ky shtet s’ka ardhur të shikojë ku jetoj unë atje, s’kam gjë në shtëpi. Kam ikur disa herë për këtë gjë nga shtëpia.

Ju dhunonte Ardiani?

Shumë herë. Ai ishte pijanec e më rrihte edhe mua edhe vajzat. Nuk durohej. Erdhi m’u lut të dielën te prindërit e mi që u ktheva tek ai. Por ai vazhdoi avazin. Njeri jam edhe unë… Ikte çdo ditë, pinte bëhej tapë e pastaj na dhunonte. Nuk bënte asgjë për shtëpinë. Qysh mbahet shtëpia me fjalë e duke pirë në fshat? Nuk kishte asgjë brenda as të hanim. U mërzita.

Prandaj i kërkuat që t’ju kthente prapë te prindërit?

Po. E pashë që asgjë nuk kishte ndryshuar. Ai gënjente kur thoshte se kam ndryshuar. Njësoj ishte, pijanec dhe agresiv. Më çmendi kjo jetë me të… Isha shumë pa shpresë, në mes të katër rrugëve me dy vajzat.

Po tani që i bëtë gjërat më keq, si ndiheni?

Më mirë në burg se me atë. panorama/ma.me

 

Next Post
Ku ndahet kufiri i Kosovës me Serbinë?!

Ku ndahet kufiri i Kosovës me Serbinë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar

Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar

September 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pas meje, mbylleni derën

September 14, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Shqipëria turistike, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

September 14, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

September 14, 2026
Tronditet Mbretëria e Bashkuar! Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE! Tri pikat e projektit

Tronditet Mbretëria e Bashkuar! Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë shkëputje nga Britania dhe rikthim në BE! Tri pikat e projektit

September 14, 2026
Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

September 14, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

September 14, 2026
Njohja në ‘Tinder’ që alarmoi NATO-n, oficeri spanjoll lidhje romantike me gruan që dyshohet si spiune e Rusisë! Synoheshin të dhënat sekrete

Njohja në ‘Tinder’ që alarmoi NATO-n, oficeri spanjoll lidhje romantike me gruan që dyshohet si spiune e Rusisë! Synoheshin të dhënat sekrete

September 14, 2026
Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com