• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO / I dhanë fund jetës në Elbasan, pamjet e vilës së çiftit Liçi

by Java News
04/07/2018 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet që shihni vijnë nga shtëpia ku ndodhi ngjarja e rëndë në Elbasan, ku një çift bashkëshortësh u gjetën të pajetë. BW sjell nga vendi i ngjarjes detaje nga vdekja e Shyqo (Vasil) Liçit, 65 vjeç dhe gruaja e tij Sabire Liçit, 60 vjeçe, të cilët u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan, por dyshimet e policisë janë se kryefamiljari i vuri vetë flakën banesës.

Po ashtu ‘BalkanWeb’ ka arritur të sigurojë edhe pamje nga kati i parë i banesës, ku shihet një bombol gazi, e cila duket se ka shkaktuar gjithçka, ndërsa përreth duket pëlhuri i zi. Gjurmët e tragjedisë shihen që në hyrje të shkallëve, ndërsa një palë këpucë burrash qëndrojnë tek dera kryesore. Flakët si fillim janë përhapur në një nga paradhomat e shtëpisë dhe më pas janë djegur kolltuqe dhe orendi shtëpiake.

Mësohet se trupat e pajetë të çiftit u nxorën nga banesa rreth orës 02:00, ndërsa ndodhen në morgun e Elbasanit. Siç shihet edhe nga pamjet që publikon ‘BalkanWeb’ dy viktimat jetonin të vetëm në një banesë të re 2-katëshe.

Siç u raportua edhe më herët akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh.

Gazetari i BW raporton se një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua. Aktualisht në banesë ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /b.d

Next Post
Meta uron Trump për 242-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria solidare me SHBA

Meta uron Trump për 242-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria solidare me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In