• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ ‘Herën tjetër, do e demonstrojmë me dron”, Rama dhe Pacolli inspektojnë punimet në aeroportin e Vlorës

by Java News
29/04/2022 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, po jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë mbi 3 modele biznesi: Aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve, një kargo e mirëfilltë, e cila i mungon shtetit shqiptar.

Në kantierin e hapur të kësaj vepre madhore ishte sot Kryeministri Edi Rama për të inspektuar ecurinë e punimeve. Aktualisht ka përfunduar gërmimi total i pistës me gjatësi 3.2 km dhe gjerësi 60 m, që do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të madh, si dhe udhëtimet transoqeanike.

“Jemi në kantierin ndërkombëtar të Vlorës, kemi nisur punimet këtu sic e dinë të gjithë në 28 nëntor të vitit të kaluar, pra para disa muajsh, megjithatë ecuria është e kënaqshme Do të kujtojmë që kjo do të jetë pista më e gjatë në Republikën e Shqipërisë, pra 3.2 km, duke përmbushur kështu një kusht për kategorinë 4 E të këtij aeroporti. Aeroporti vetëm në territorin tonë i 4 E akomodon dhe fluturime transoqeanike” – shpjegoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ndërsa menaxherja e projektit detajoi punimet e deritanishme, duke pohuar se ritmet janë të kënaqshme. “Deri më sot kemi hapur 3.2 km në tërësi të gjithë pistës. kemi filluar Me hapjen e taxi way-t, tani kemi arritur 1.8 km. Kemi bërë lidhjen e parë të pistës 160 metra me taksi way. Kemi hapur në total 45 km kanale kulluese, të cilat na ndihmojnë në pjesën paraprake. Kemi filluar hapjen perimetrale të rrethimit të aeroportit 1.5 km, gjë që jemi goxha kënaqshëm. Jemi duke bërë mbushjen me gjeotekstil të pistës. Kemi ngritur kantierin, që është pjesë e infrastrukturës që na ndihmon.” – u shpreh ajo.

Zoti Behgjet Pacolli, i cili ishte i pranishëm në këtë vizitë u shpreh se tashmë gjithçka është gati dhe kantierit nuk i mungon asgjë për të vënë në zbatim këtë vepër madhore. “ Kemi të gjitha ato që i nevojiten një kantieri për të funksionuar për një numër punëtorësh deri në 600 veta kemi hapësira ku punojnë nënkontraktorët, kemi hapësira për konferenca, hapësira për të punuar, zyrat, pikën medicinale, mjekun, fjetjen për mbi 100 persona, për ata që duan të flenë këtu dhe zyrat normalisht. Herën tjetër, vizita tjetër, ne do të demonstrojmë me dron, nuk do të kemi nevojë fare të shkojmë në kantier, drejtpërsëdrejti.” – tha ai.

VIA do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Aeroporti i Vlorës do të rrisë lidhjet ajrore të Shqipërisë nëpërmjet heqjes së monopolit të TIA-s. Në këtë mënyrë, konkurrenca midis VIA dhe TIA do të ulë çmimet e fluturimeve, që do rezultojë dhe në rritjen e numrit total të pasagjerëve.

Ky aeroport do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe do të transformojë Jugun e Shqipërisë në një hotspot turistik, të aftë për të tërhequr investime të huaja direkte në sajë të një aeroporti të vendosur më pak se 1 orë larg atraksioneve turistike dhe urbane.

Me veprimtarinë e Aeroportit të Vlorës, vendi do të përfitojë nga linjat me kosto të ulët që do të hyjnë në treg, si dhe do të nxisë investitorët për të zhvilluar aeroportin dhe infrastrukturën e turizmit në zonë.

g.kosovari

Next Post
Si u mbrojt Arjan Ndoj para akuzave të Jacops: S’kam asnjë kompleks inferioriteti të përballem me… Akuzat? Biseda kafeneje

Si u mbrojt Arjan Ndoj para akuzave të Jacops: S’kam asnjë kompleks inferioriteti të përballem me... Akuzat? Biseda kafeneje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In