VIDEO/ Helikopteri patrullon mbi Elbasan para ndeshjes
Përgatitjet për ndeshjen Shqipëri- Serbi, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit, Francë 2016, pritet të shoqërohen me masa të forta sigurie.
Ato do të shtrihen jo vetëm gjatë ndeshjes në stadiumin e Elbasanit, por që nga momenti i mbërritjes së delegacionit serb në Rinas, transporti drejt Tiranës, në hotel dhe gjatë lëvizjes drejt Elbasanit.
Siç duket nga kjo video një helikopter i Ministrisë së Brendshme po patrullon në Elbasan, një ditë para ndeshjes. Patrullimi, konsiston me kontrollin e gjithë zonës në Elbasan Arena dhe rrugës Tiranë – Elbasan.