VIDEO/ Filmoi burrin që e tradhtonte, gruaja rrezikon burgun
Kur të shihni këtë video do të thoni se gruaja ka të drejtë të jetë e zemëruar me burrin që e zë mat duke flirtuar me një tjetër.
Por, kjo grua që filmoi bashkëshortin e saj teksa flirtonte me shërbëtoren e familjes rrezikon burgun. Ajo kishte dyshime për të shoqin dhe vendosi një kamera të fshehtë për të filmuar.
Më pas videon me bashkëshortin tradhtar e postoi në rrjetet sociale me fjalët: “Më e pakta që mund t’i bësh këtij burri që tradhton”. Për 12 orë videoja u klikua nga 25 mijë persona.
Ndërkohë, në Arabinë Saudite quhet shpifje edhe nëse përdor videot apo fotot kundër dikujt. Kështu gruaja rrezikon 1 vit burg.