• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Helikopterët ukrainas fluturojnë rrafsh me tokën, sulmojnë Rusinë brenda territorit të saj e rikthehen në bazë. Reagimi

by Java News
01/04/2022 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat ukrainase kanë kryer një ndër misionet më të pamundura mëngjesin e sotëm duke dërguar dy helikopterë të armatosur 40 kilometra në brendësi të territorit rus, të cilët hodhën bombat dhe u rikthyen në bazë pranë Kharkivit.

Sëfundmi në rrjetet sociale dhe mediat e huaja kanë dalë pamjet e sulmit mbi një rafineri gjigante nafte në Belgorod, e cila shpërtheu e gjitha në flakë pas raketave të lëshuara nga dy helikopterë Mi-24, raporton abcnews.al.

Pas sulmit ata u larguan të qetë në drejtim të Ukrainës duke fluturuar shumë ulët me qëllim që të mos kapeshin nga radarët si edhe të mos sulmoheshin dot me sisteme raketore anti-ajrore.

Është e çuditshme se ka ndodhur e gjithë kjo pasi Rusia ka sisteme të avancuara radarësh, ndërkohë që Kharkivi është i rrethuar nga rusët dhe për më tepër, helikopterët u futën disa dhjetra kilometra në brendësi të territorit të tyre.

Kjo është hera e parë që ukrainasit fusin helikopterë apo avionë në territorin rus, ndërsa më parë kanë sulmuar me raketa një bazë ajrore në Rostov.

Nderkohe qe jë zyrtar rus akuzoi Ukrainën për një sulm me helikopter në një depo karburanti brenda territorit rus të premten, ndërsa u shfaqën pamjet e objektit të përfshirë nga flakët.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, pretendoi se dy helikopterë ushtarakë ukrainas fluturuan përtej kufirit, sot në mëngjes dhe goditën objektin e magazinimit të karburantit, duke i vënë flakën.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, nuk pranoi të komentojë mbi akuzat ruse.

“Do të doja të theksoja se Ukraina po kryen një operacion mbrojtës kundër agresionit rus në territorin e Ukrainës”, tha në një deklaratë televizive të premten Oleksandr Motuzyanyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se Ukraina duhet të jetë përgjegjëse për çdo llogaritje të gabuar, ngjarje apo katastrofë që ka ndodhur në territorin e Federatës Ruse.

“Kjo nuk është hera e parë që jemi dëshmitarë të akuzave të tilla. Prandaj, unë as nuk do ta konfirmoj dhe as nuk do ta mohoj këtë informacion”, shtoi ai./m.j

#Ukraine: Early today, 2 Ukrainian Mi-24 attack helicopters flew at extremely low level over the border with Russia & struck the large oil facility in the city of #Belgorod with multiple S-8 series unguided rockets, causing a major fire. Here is the strike/escape in slo-mo. pic.twitter.com/oGs5eayc1c

— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) April 1, 2022

Next Post
“Tre dimra” ngjisin në skenën e Teatrit Metropol Yllka Mujon, Luiza Xhuvanin, Marjeta Ljarjen dhe Viktor Zhustin

"Tre dimra" ngjisin në skenën e Teatrit Metropol Yllka Mujon, Luiza Xhuvanin, Marjeta Ljarjen dhe Viktor Zhustin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In