Arsenal ka fituar 3-0 në përballjen e dytë ndaj BATE Borisovit në “Emirates”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League. Në minutat e fundit, Xhaka pati një kacafytje me serbin e BATE-s, Bojan Dubajic, pasi ky i fundit ndërhyri ashpër në mbrojtësin, Nacho Monreal. Kjo i pengoi mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka që u vërsul menjëherë drejt serbit.Megjithatë, gjakrat u qetësuan shpejt dhe gjyqtari përfundoi takimin.










