Një episod i paprecedent ka ndodhur në sfidën mes Kastriotit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Në minutën e 77-të, skuadra e Tiranës shënoi golin e avantazhit, por miqtë nuk ishin dakort, pasi fillimisht pretenduan për faull në atë kontakt mes lojtarit të Tiranës dhe atij të Kastriotit.
Presidenti i klubit Alban Vogli së bashku me stafin krutan hynë në fushën e lojës duke i kërkuar lojtarëve të largohen nga fusha, por një protest e tillë nuk zgjati shumë pasi futbollistët u rikthyen edhe një herë në fushë duke krijuar një situatë surreale.
Kujtojmë që Kastrioti po luan për mbijetesë dhe një disfatë e tillë do t’ia vështirësonte ecurinë skuadrës në katër javët e mbetura të kampionatit.
g.kosovari