• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

by E S
05/04/2026 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj ndërkombëtar.

Tani, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shfaqin gjithnjë e më shumë dallime në prioritetet dhe qasjet e tyre, kjo mbështetje nuk duket më aq e koordinuar – duke e vendosur Kosovën përballë sfidave të reja politike dhe strategjike.

Javën e kaluar u mbushën plot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s që ndali dhunën e forcave serbe në Kosovë dhe ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë së saj.

Vendimi, atëkohë, ishte i bashkërenduar nga të gjithë aleatët dhe konfirmonte angazhimin e tyre për të ndaluar gjakderdhjen dhe spastrimin etnik.

“Sot, ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s u dakorduam të bëjmë atë që thamë se do ta bëjmë, atë që duhet ta bëjmë për të rikthyer paqen”, tha më 24 mars 1999 presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.

Që nga ajo kohë, Kosova ka konsoliduar pavarësinë e saj. Me sfidat dhe sukseset e veta, është njohur ndërkombëtarisht, është pranuar në organizata të ndryshme dhe ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit euro-atlantik – të gjitha falë mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve perëndimorë.

Por, rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO mbetet e gjatë dhe e lidhur ngushtë me Perëndimin që sot është ndryshe – i përçarë dhe i paqartë në qëndrime.

Tensionet mes SHBA-së në njërën anë dhe Evropës në anën tjetër kanë kulmuar me luftën në Iran, por, në fakt, kanë nisur të rriten që nga fillimi i mandatit të dytë të presidentit amerikan, Donald Trump, për një varg çështjesh – nisur nga tregtia deri tek ambiciet e tij për territorin autonom të Danimarkës, Grenlandën.
Në një nga paralajmërimet më të forta të bëra këtë javë, Trump kërcënoi se mund ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja, pas refuzimit të aleatëve evropianë për të dërguar anije për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit, pranë Iranit.

Paraprakisht, ai e përshkroi aleancën si “tigër prej letre”, që nuk i jep mbështetje SHBA-së.
“Do ta them publikisht, jemi shumë të zhgënjyer me NATO-n, sepse NATO-ja nuk ka bërë asgjë… Më e rëndësishmja është se ne u vijmë në ndihmë atyre, por ata nuk na vijnë kurrë neve”, tha Trump.

Megjithëse kishte paralajmëruar se do ta trajtonte këtë temë edhe në fjalimin drejtuar kombit, më 1 prill, ai e shmangu atë.

Një ditë më vonë, bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan thanë se Kongresi nuk do të lejojë tërheqjen e Uashingtonit nga aleanca ushtarake perëndimore.
Në anën tjetër të Atlantikut, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pranoi se marrëdhënia mes dy poleve është “e komplikuar”.
Në një intervistë dhënë gazetës Financial Times muajin e kaluar, ajo tha se Shtetet e Bashkuara “duan ta përçajnë Evropën”.

“Mendoj se është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se SHBA-ja e ka bërë shumë të qartë se dëshiron ta përçajë Evropën. Ajo nuk e pëlqen Bashkimin Evropian”, tha Kallas.

Deklarata u bë ato ditë kur administrata Trump nisi hetime tregtare ndaj Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të tjera, duke i akuzuar për praktika të padrejta tregtare, dhe për pasojë, këto vende mund të përballen me tarifa të reja në muajt në vijim.

“Vendet e huaja që na kanë mashtruar për vite me radhë, janë në ekstazë, janë shumë të lumtura, dhe po vallëzojnë në rrugë, por nuk do të vallëzojnë edhe për shumë kohë. Për këtë, ju siguroj”, tha Trump.

Jehu i kësaj përçarjeje ndihet larg, dhe Kosova shfaqet si një partnere veçanërisht e brishtë dhe e ekspozuar.

Një studim i fundit i Grupit për Studime Ligjore dhe Politike në Prishtinë identifikoi pesë rreziqe kryesore që i kanosen Kosovës nga kjo situatë – nisur ndërhyrja në rritje në punët e brendshme të Kosovës, cenueshmëria më e lartë ndaj kërcënimeve të jashtme, erozioni i parimit të sovranitetit, forcimi i autoritarizmit, deri te pengesa në procesin e integrimit euro-atlantik.

Autori i studimit, Alejandro Esteso Perez, shpjegon për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se Kosova është më e cenueshme se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për faktin se statusi i saj i kontestuar e vendos atë në një pozicion të pafavorshëm ndërkombëtar, duke mos i lejuar të ketë njohje të plotë, pjesëmarrje të barabartë në institucionet ndërkombëtare dhe vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Këto pesë rreziqe duhet të kuptohen si tërësi. Të gjitha kontribuojnë në pozicionin aktual dhe të ardhshëm të Kosovës nëpërmjet dimensioneve të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Ekzistojnë rreziqe brenda vendit, rajonit dhe ndërkombëtare, të cilat nxiten nga aktorë të ndryshëm, por të gjitha ndikojnë në pozicionin e Kosovës në afat të shkurtër dhe të mesëm”, thotë Perez.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, pajtohet se siguria dhe e ardhmja politike e Kosovës janë gjithnjë e më të cenueshme.

Ndërsa shpesh flitet për skenarë konkretë – si tërheqja e trupave amerikane nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR – Vogel e sheh rrezikun kryesor diku tjetër: te pasiguria.

“Jetojmë në një mjedis gjeopolitik tepër të vështirë: nuk kemi vetëm luftën në Iran, por edhe atë në Ukrainë. Po ashtu, Gaza mbetet e pazgjidhur, tani ka luftë edhe në Liban dhe çështje të tjera të ngjashme. Të gjitha këto e shpërqendrojnë vëmendjen nga një analizë strategjike për Ballkanin. Dhe me keqardhje duhet të them se Kosova ka rënë thuajse në fund të listës së prioriteteve për evropianët”, thotë Vogel për Exposenë.

Vogel paralajmëron se çdo ndryshim i mundshëm në praninë ndërkombëtare në Kosovë mund të provokojë veprime më agresive nga aktorë të ndryshëm.

Ai nuk e përjashton as skenarin e incidenteve të lokalizuara, që mund të përshkallëzohen në një zinxhir reagimesh, duke theksuar se BE-ja nuk është e gatshme të përballet me Serbinë, e cila vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës.

“Pra, në rast se SHBA-ja tërheq trupat nga KFOR-i, kjo mund të ketë pasoja shumë serioze. Jo në kuptimin e një rikthimi të menjëhershëm të dhunës, e lëre më të luftës… edhe pse, sinqerisht, në këto kohë dhe kushte kaotike, nuk do të përjashtoja asgjë”, thotë Vogel.

Me Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të bëjnë përparim konkret drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe kanë theksuar nevojën për mbështetjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohjen reciproke.
Megjithatë, dy vendet nuk kanë zhvilluar asnjë takim të nivelit të lartë qysh në shtator të vitit 2023, ndonëse në BE kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për ta ndërmjetësuar një të tillë.

Vogel vlerëson se qëllimi i deklaruar përfundimtar i dialogut – njohja reciproke – është zbehur ndjeshëm në Bruksel, dhe shton se BE-ja nuk ka treguar interes real për ta avancuar Kosovën në procesin e anëtarësimit, duke mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati.

Perez, në anën tjetër, thotë se është e vështirë të bëhen parashikime të sakta për dialogun me Serbinë, integrimin në BE dhe çështjet e sigurisë, për shkak të paparashikueshmërisë gjeopolitike në Uashington dhe paqëndrueshmërisë së zhvillimeve globale.

“Kriza aktuale energjetike, që ka pasuar sulmin e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, është një zhvillim i ri dhe fatkeq, që në masë të madhe nuk ka mundur të parashikohet. Kjo situatë po e detyron Bashkimin Evropian që ta zhvendosë vëmendjen e tij diplomatike larg zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor, duke rrezikuar që Kosova të mbetet e neglizhuar”, thotë Perez.

I pyetur nëse Kosova duhet të zgjedhë anë mes SHBA-së dhe BE-së, Perez thekson se vendi duhet të tregojë koherencë mes vlerave demokratike që promovon dhe veprimeve të tij në politikën e jashtme.

Sipas tij, rreshtimi përkrah regjimeve problematike në iniciativa ndërkombëtare, krijon perceptimin e një nënshtrimi të pakushtëzuar, më shumë sesa të një sovraniteti të mirëfilltë, duke e zbehur imazhin e Kosovës si shtet me ambicie demokratizuese.

Kosova i është bashkuar Bordit të Paqes për Gazën – një nismë kjo e ndërmarrë nga presidenti Trump, ku përfshihen edhe vende me prirje autoritare, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

Fuqitë kryesore evropiane – përfshirë Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën – kanë refuzuar t’i bashkohen këtij projekti dhe kjo, sipas Vogelit, tregon se Kosova, në njëfarë mënyre, ka marrë anë.

“Kjo është diçka që BE-së nuk i pëlqen. Ajo nuk e sheh me sy të mirë që një vend potencial kandidat të rreshtohet aq hapur me SHBA-në në një veprim që shumëkush e konsideron si një organizim të mundshëm rival të Kombeve të Bashkuara”, thotë Vogel.

Megjithatë, ai e konsideron këtë vendim si një lëvizje pragmatike dhe jo ideologjike. Përballë mungesës së perspektivës reale për anëtarësim në BE, refuzimit të njohjes nga pesë vende dhe qëndrimeve shpesh ndëshkuese të bllokut, ai thotë se bashkimi i Kosovës me Bordin e Paqes shërben si mënyrë për të qëndruar pranë SHBA-së dhe si mburojë kundër ndryshimeve të papritura në politikën ndërkombëtare.

Por, pavarësisht kësaj, të ardhmen afatgjate të Kosovës, Vogel e sheh brenda Evropës, kryesisht përmes strukturave panevropiane dhe marrëdhënieve të forta dypalëshe me shtetet kyç të BE-së.

Për autoritetet në Kosovë, këto aleanca me Perëndimin mbeten pa alternativë, por mungesa e koordinimit transatlantik, sipas analistëve, e ka kufizuar dukshëm hapësirën e tyre për manovrim.

Ata theksojnë se e ardhmja e vendit nuk varet vetëm nga veprimet e brendshme, por në një masë të madhe edhe nga vendimet që merren në qendrat kryesore të fuqisë në Perëndim.

Dhe pikërisht aty, aktualisht, mungon qartësia./ REL

Next Post
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi shokun e mitur me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe dy shokë të tjerë

May 24, 2026
Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

May 24, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Berisha u rikonfirmua, Elezi: Brenda PD ka manipulatorë votash që duhen bërë shembull

May 24, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Gjysmë i (pa)rrezikshëm

May 24, 2026
Vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, Rama: Shqipëria po fiton respekt në botë, hapën mundësi të reja bashkëpunimi

Vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, Rama: Shqipëria po fiton respekt në botë, hapën mundësi të reja bashkëpunimi

May 24, 2026
SHBA-Iran drejt marrëveshjes? Trump paralajmëron hapjen e Hormuzit

SHBA-Iran drejt marrëveshjes? Trump paralajmëron hapjen e Hormuzit

May 24, 2026
Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje autorin

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje autorin

May 24, 2026
Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë në Pogradec, shpëton mrekullisht familja

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

May 24, 2026
“Nuk kam marrë kurrë bursë për në Harvard”, Rama për “Kathimerini”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm me pakicën greke!

“49 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes”, Rama: Shqipëria vulos përmbylljen e negociatave me BE, opozita kërkoi izolimin

May 24, 2026

Ndarja territoriale dhe kriteret gjeografike-historike-ekonomike

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In