Një e moshuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale me gjestin e saj.
Ajo ka zgjedhur që brenda mundësive të saj të dhurojë diçka për personat që kanë pasur pasoja nga tërmeti.
“Jam pensioniste, nuk kam të holla t’i jepja se jam vetëm. Nuk kam njeri tjetër, kam kokën time. Kam dy batanije, katër palë xhinse, dy bluza, një shall për dimër edhe një mbulesë.”- ka thënë ajo. Gjesti i saj fisnik dhe bujar shërben si shembull për të gjithë.
Më poshtë po përcjellim mesazhin e saj të plotë.
g.kosovari