• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO+ FOTOT/ Unaza e Re, protesta degjeneron në vandalizma, prezentë dhe deputetë të PD

by Java News
28/11/2018 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Unazës së Re mbrëmjen e sotme bllokun rrugën për dy orë, ndërsa kryen akte vandalizmi duke hequr blloqet e betonit, tabelat rrugore, dogjën koshat e plehrave, ndërsa rrëzuan edhe rrethimin e kantierit të ndërtimit të firmave të kontraktuara për punimet. Policia ishte e pranishme, por qëndroi në distancë duke mos ndërhyrë në asnjë moment. Pas incidenteve dhe bllokimit për dy orë banorët u larguan duke hapur rrugën, ndërsa paralajmëruan se nesër protesta do të jetë më e dhunshme.

Sot ishte dita e 25 e protestës, ndërsa nisi paradite me shpalosjen e një flamur kuqezi nga banorët me rastin e festës së Pavarësisë. Më pas banorët e ‘Astirit’ bllokuan rrugën për disa orë duke detyruar makinat që të hipin në trafik-ndarëse për të marrë kthesën. Në mesditë rruga u rihap, ndërsa mbrëmjen e sotme në orën 17:00 si cdo ditë është bllokuar sërish dhe u shoqërua me akte vandale.

Protesta e banorëve të Astirit vjen në një kohë kur IKMT ka nisur shembjen e banesave dhe objekteve për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar për banorët një bonus qiraje me afat 3-vjeçar.

Ora 19:00

Mbyllet protesta/ Pas dy orësh banorët e Unazës së Re kanë hapur rrugën

Pas dy orësh protestë me thyerje, djegie dhe bllokim të rrugës me blloqe betoni banorët e Unazës së Re kanë hapur rrugën, ndërsa kanë paralajmëruar që nesër do të jetë më e dhunshme.
Ora 18:55

Rikthehet ‘kaubojsi’, ish-deputetit Eduart Ndocaj i bashkohet protestës tek Unaza e Re

Ish-deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së ‘Astirit.’ Para mediave ai i ka bërë thirrje qeverisë që të dëgjojë qytetarët.”Këta shqiptarë i kanë dhënë votën dhe duhet t’i dëgjojnë. Të diskutojnë me banorët. Veliaj nuk mund t’i quajë shpellarë, as Rama nuk mund t’i quajë zabtues. Edhe nëse kanë qënë zabtues, pas 20 vitesh që jetojnë këtu, tani janë bërë pronarë,”-Eduart Ndocaj.

Ora 18:54

Paralajmërimi/ Banorët e Unazës së Re: Nesër protesta do të jetë më e dhunshme

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nesër në ditën e 26-të protesta do të jetë më e dhunshme se mbrëmjen e sotme.
Ora 18:51

Protesta e dhunshme te Unaza e Re, policia nuk ndërhyn

Protestuesit vijojnë me aktet e vandalizmit të Unaza e Re, ndërsa policia ka qenë e pranishme po nuk ka ndërhyrë.
Ora 18:46

Banorët e Unazës së Re i vendosin flakën koshit të plehrave

Pas vendosjes së blloqeve të betonit duke bllokuar rrugën dhe rrëzimit ët rrethimit të kantierit të ndërtimit, banorët i kanë vendosur flakën koshit të plehrave.
Ora 18:44

Banorët rrëzojnë rrethimin e kantierit të ndërtimit te Unaza e Re

Banorët e Unazës së Re kanë rrëzuar rrethimin e kantierit të ndërtimit që është ngritur nga firma që do të ndërtojë. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë disa efektivë policie, por që nuk kanë ndërhyrë.
Ora 18:37

Protestuesit te Unaza e Re bllokojnë rrugën me blloqet e betonit (VIDEO)

Banorët e Unazës së Re që po protestojnë prej orës 17:00 kanë bllokuar rrugën me blloqet e betonit të cilët i kanë shtyrë duke i vendosur në mes të rrugës. Blloqet janë vendosur më herët nga kompania që ka nisur punën për projektin.
Ora 18:19

Vijon protesta te Unaza e Re, kaos me trafikun

Prej orës 17:00 të pasdites së sotme Unaza e Re vijon që të jetë e bllokuar nga protestuesit që kundërshtojnë projektin. Banorët që kanë ndërtimet pa leje kundërshtojnë shembjen duke kërkuar shpronësim 100% nga bashkia.
Ora 17:58

Protesta e banorëve të Unazës së Re nëpëmjet fotove

Foto nga Unaza e Re

19 / 19

Të pranishëm në protestën e banorëve të Astirit dhe deputetët e PD

1 / 19

Të pranishëm në protestën e banorëve të Astirit dhe deputetët e PD

2 / 19

Albana Vokshi gjatë protestës

3 / 19

Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën

4 / 19

Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën

5 / 19

Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën

6 / 19

Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën

7 / 19

Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën

8 / 19

Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën

9 / 19

Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën

10 / 19

Foto nga Unaza e Re

11 / 19

Foto nga Unaza e Re

12 / 19

Foto nga Unaza e Re

13 / 19

Foto nga Unaza e Re

14 / 19

Foto nga Unaza e Re

15 / 19

Foto nga Unaza e Re

16 / 19

Foto nga Unaza e Re

17 / 19

Foto nga Unaza e Re

18 / 19

Foto nga Unaza e Re

19 / 19

Të pranishëm në protestën e banorëve të Astirit dhe deputetët e PD

1 / 19

Ora 17:45

Unaza e Re/ Protestuesi nga Durrësi: Toka, familja dhe nderi mbrohen me gjak

Banorët janë shprehur të vendosur për vijimin e protestës dhe mbrojtjen e banesave të tyre. Sonte protestës së banorëve iu bashkua edhe një qytetar nga Durrësi. “Toka, familja dhe nderi mbrohen me gjak. Jam djalë nga Durrësi, jam artist dhe artist do të vdes. Shqiptarë duhet të dini se në këtë botë ka vetëm një Zot dhe njerëzit janë të kalueshëm, vetëm Zoti nuk kalohet” tha ai.
Ora 17:32

Protesta/ Deputetja e PD: Veliaj s’u takua me banorët, ata ishin policë dhe rrogëtarë

Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh në protestën mbrëmjen e sotme se Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla. Referuar takimit të Veliajt dje me banorët e Unazës së Re, Vokshi tha se kryebashkiaku mashtroi, pasi sipas saj ata nuk ishin personat që preken nga projekti.“Kauza e këtyre qytetarëve është një kauzë e drejtë dhe do triumfojë mbi dhunën e Edi Ramës dhe asaj policore. Meqenëse Erion Veliaj nuk i kishte bërë mirë llogaritë, situata shkoi sërish tek mashtrimi e manipulimi. Asnjë prej protestuesve nuk ka qenë pjesë e takimit që u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak me Erion Veliajt. Kanë qenë të gjithë policë, nuk kanë qenë as protestuesit dhe as banorët. Janë rrogëtarë, ato marrin porositë e Erion Veliajt.

Ai po mundohet që të dizinformojë, të mashtrojë banorët, por këtë nuk do t’ia arrijë dot.  Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla”deklaroi ajo.

Ora 17:32

Rinis protesta, banorët bllokojnë qarkullimin te Unaza e Re

Ashtu si cdo ditë edhe mbrëmjen e sotme banorët e Unazës së Re kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër projektit. Banorëve në protestë u është bashkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Varrmihësi i viktimave të Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci kundër Ramës, sfida për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

Zvërneci kundër Ramës, sfida për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

June 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Rama pas revolucionit “flamingo”

June 22, 2026
Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

June 22, 2026
Moska kërkon dialog, por kush flet në emër të Europës?

Moska kërkon dialog, por kush flet në emër të Europës?

June 22, 2026
Bien çmimet në Europë, Shqipëria nuk ‘tundet’: Me pagë më të ulët, ushqimet i blejmë thuajse sa Italia

“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë

June 22, 2026
Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

June 22, 2026
Rama vizitë në Francë, pritet takimi me presidentin Macron

Rama vizitë në Francë, pritet takimi me presidentin Macron

June 22, 2026
Premtoi goditje ushtarake për krimin, kandidati i mbështetur nga Trump fiton në Kolumbi

Premtoi goditje ushtarake për krimin, kandidati i mbështetur nga Trump fiton në Kolumbi

June 22, 2026
Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit

Çfarë ndodhi me Rod Stewart? Këngëtari merr oksigjen në mes të koncertit

June 22, 2026
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Rama ndan pamjet: Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In