• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Forcat speciale në Bosnje arrestojnë djalin e bosit shqiptar të drogës, në 2010-ën u akuzua për vrasje

by Java News
13/07/2022 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësitë speciale të Bosnje-Hercegovinës kanë vënë në pranga Elvis Kelmendin, djalin e bosit shqiptar të drogës, Naser Kelmendit me origjinë nga Peja e Kosovës.

Kelmendi u arrestua të martën së bashku me 6 persona të tjerë në neum të Bosnjës. Ai akuzohet për një sërë veprash penale si trafik droge, krim i organizuar, falsifikim dokumentesh dhe plagosje.

Policia boshnjake ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare se operacioni i titulluar Rez u ndërmorr në lidhje me arrestimin e personave të cilët kanë kryer krime në kantonin e Sarajevës.

Policia njofton se së bashku me shtetasin Elvis Kelmendi 44 vjeç, në këtë operacion u arrestuan dhe Slobodan Tomanić 51 vjeç, Harun Babić 22 vjeç, Anel Sejfovic 35 vjeç, Ajlin Ahmić 38 vjeç, Amer Pehlić 38 vjeç dhe Armin Kulashević 38 vjeç.

Në kuadër të përcaktimit strategjik të Drejtorisë së Policisë së Kantonit të Sarajevës, që i referohet luftës pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, efektivët e forcave speciale, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të ushtruesit të detyrës së prokurorit kanë kryer një aksion të titulluar “REZ”, i cili përfshin heqjen e lirisë së personave të caktuar që janë të lidhur me kryerjen e disa veprave penale në zonën e Kantonit të Sarajevës. Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim mbledhjen e provave materiale”, thuhet në njoftimin e policisisë së Bosnjës.

Emri i Elvis Kelmendit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi së bashku me vëllezërit dhe babanë e tij janë përfshirë në kartelet kriminale të Meksikës dhe Amerikës Latine. Ai është cilësuar nga policia e kosovës si një person me rrezikshmëri të lartë dhe është kërkuar ndihma e qytetarëve për ta lokalizuar për aq kohë sa ka qenë në kërkim.

Probleme me ligjin Kelmendi ka pasur edhe më herët, ku në vitin 2010 është akuzuar për vrasje. Gjithashtu, është arrestuar në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, pas denoncimit të ardhur nga ish- e dashura e tij. Në vitin 2019, Elvis Kelmendi u shfaq në një video-regjistrim tek kërcënonte Demë Elshanin dhe familjen e tij, me të cilët gjendej në hasmëri prej gati 21 vjetësh.

Naser Kelmendi
Naser Kelmendi
Elvis Kelmendi
Elvis Kelmendi
Next Post
‘Nuk e di nga e kishte marrë vesh Dumani që isha në polici’, si e gënjeu Klevis Alla drejtorin e krimeve Tonin Vocaj

‘Nuk e di nga e kishte marrë vesh Dumani që isha në polici’, si e gënjeu Klevis Alla drejtorin e krimeve Tonin Vocaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In