• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

VIDEO/ Flasin serbët e veriut: Ne shkojmë shumë mirë me shqiptarët

by A R
24/10/2018 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qendër të Zubin Potokut Top Story ndaloi për të pyetur disa qytetarë serbë, lidhur me raportet që kanë me kosovarët. Ata nuk ishin agresivë siç përshkruhen në media, nuk i urrenin kosovarët, madje nuk donin as të bashkoheshin me Serbinë.

Të jetuarit në një shtet ilegal, ku nuk paguan as drita, as taksa, as dokumente për makinën, janë disa nga privilegjet që mund t’i humbisnin nëse bashkoheshin me Serbinë.

Gazetari: Ne jemi gazetarët nga Top Channel, në Shqipëri. A mund të na thoni se çfarë mendoni për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë?

Banorja serbe: Jo… nuk kam asgjë për të thënë!

Gazetari: Si mendoni, ku jetoni aktualisht…? Në Kosovë apo Serbi?

Banorja serbe: Jetoj në Jugosllavi, më mirë ka qenë në atë kohë.

Gazetari: Po tani, jeni në Kosovë apo Serbi? Pa merak, nuk po ju filmojmë.

Banorja serbe: Jam shumë e lodhur, ndjesë!

Gazetari: Kemi ardhur të blejmë por dhe t’ju pyesim për diçka, jemi gazetarë nga Shqipëria…

Banori serb: Mirë…

Gazetari: Çfarë mendoni se po bëjnë Thaçi dhe Vuçiçi?

Banori Serb: Çfarë të them. Për politikë nuk ia kam idenë…

Gazetari: Po realisht a jeni mirë këtu? Këtu është Kosova apo Serbia?

Banori Serb: Jemi në Kosovë…

Gazetari: Pra në Kosovë, ju dëshironi të jeni këtu?

Banori Serb: Deri në fund… Deri në Fund të jetës…

Gazetari: A keni frikë nga Shqiptarët?

Banori Serb: Jo, pse të kem frikë…

Përpara kamerës serbët nuk pranonin të flisnin, pasi nuk donin të shfaqnin jetën e tyre ilegale në shtetin e pavarur të Kosovës.

Gazetari: A mund ta bëjmë një intervistë?

Banori Serb: Jo, jo, se unë me politikë nuk merrem. Nuk më intereson as Vuçiç dhe as Thaçi. Këtu hallet duhet ti zgjidhe populli.

Intervistat me serbët e Zubin Potokut, lanë të kuptonin se politika në Beograd kishte ngopur me urrejtje artificiale banorët saj.

Banori serb: Kam punuar në Prishtinë në ndërtimin e rrugëve, me serbë, shqiptarë, kroat, romë, boshnjakë… dhe kurrë s’kemi pasur probleme.

Gazetari: Ka shqiptarë që blejnë tek ju?

Banori Serb: Vijnë patjetër.

Next Post
Po hetonin shqiptaren për vjedhje, pas kontrollit i arrestojnë edhe burrin për kokainë

Po hetonin shqiptaren për vjedhje, pas kontrollit i arrestojnë edhe burrin për kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

September 2, 2026
“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

September 2, 2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

September 2, 2026
Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

September 2, 2026
U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

September 2, 2026
Lot, lule dhe qirinj në vendin ku humbën jetën dy të rinjtë në Vlorë, shokët: Na dhemb shpirti

Tragjike në Shkodër! Makina përplaset me motorin, vdes në vend 17-vjeçari

September 2, 2026
Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë për të përfituar!

Kompensimi i fermerëve përmes autofaturës, Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

September 2, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

PD akuza qeverisë: I shpalli “luftë” drejtësisë, u bllokon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

September 2, 2026
Çelet thirrja e strehimit social, përfitojnë 847 familje në 22 bashki, për të riparuar çatinë apo izoluar muret

Blerja e banesave, bankat dhanë 50% më shumë kredi në korrik

September 2, 2026
Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com