• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VIDEO/ “Fjalët e qiririt”: Pirgu sjell Naimin në Koncertin e Vjenës për Krishtlindje

by S M
05/12/2020 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenori më i famshëm shqiptar Saimiri Pirgu do të sjellë Naim Frashërin në Krishtlindjet vjeneze. Në mesin e një atmosfere mbytese të krijuar nga pandemia e këtij viti, si dhe pas ngjarjeve traumatike në Austri, ku u përfshinë fatkeqësisht bashkëkombas shqiptarë, Pirgu ka menduar të këndojë “Fjalët e qiririt” nga Naim Frashëri, në njërën prej dy arieve që do të interpretojë në koncertin “Krishtlindje në Vjenë”.

Pas interpretimit të simfonisë së 9 të Beethoven gjatë këtij viti në kryeqytetin austriak të mbyllur thuajse totalisht nga pandemia, Pirgu rikthehet kështu në një tjetër format prestigjioz në kryeqendrën e muzikes klasike boterore.

Vetë Saimiri Pirgu e njoftoi paraprakisht eventin në fjalë në rrjetet sociale me postimin:

Së shpejti “Krishtlindje në Vjenë”
Koncerti i vitit në TV Austriak ORF dhe gjithashtu në Arte tv .
Në datë 21-24 Dhjetor ORF2 në orën 22.30
24 Dhjetor në orën 18.15 në ARTE TV

Në një intervistë për Euronews Albania Pirgu ka folur për koncertin “Krishtlindje në Vjenë”, që do të transmetohet nga data 21 deri në 24 dhjetor në televizionet austriake.

“Vjena është krejtësisht e mbyllur dhe televizioni austriak këtë vit mendoi që për të gjithë teleshikuesit e Austrisë, por edhe më gjerë të krijonte një koncert televiziv, jo të ashtu-njohurin që bëhet çdo vit. Kështu zgjodhi disa nga artistët internacionalë për të marrë pjesë, dhe një ndër ta jam edhe unë, që do të këndoj dy pjesë”, u shpreh z.Pirgu.

“Për koncertin e Vjenës, programi dhe ariet që kam zgjedhur kanë qenë pak të përzgjedhura, për të dhënë një mesazh gjithashtu në Vjenë dhe për publikun tonë shqiptar. Kam zgjedhur dy arie, njërën me tekstin e poetit tonë, rilindasit tonë, Naim Frashëri, “Fjalët e Qiririt”, që për gjendjen që ndodhemi do të ishte shume mirë që kjo drita e qiririt të ndriçonte ndopak këdo që ka trurin të mjegullt këtë periudhë. Gjithashtu edhe melodinë e Ennio Morricon-es që këtë vit e kemi humbur dhe kjo në kujtim të tij, mendova “Nella Fantasia”, është a-ja më e mirë për të rikujtuar mjeshtrin e madh. Mesa munda dhashë mundësi që të këndohej shqip, një arie shqip në televizionin austriak”, u shpreh ai.

Tenori gjatë intervistës foli edhe për jetën artistike gjatë pandemisë, e cila sipas tij është goditur dhe se ajo pothuajse nuk ekziston fare në asnjë vend të botës.

“Mendoj që jam si të gjithë të tjerët, i ç’orientuar nga kjo që çdo gjë që na ka ndryshuar dhe na ka prekur të gjithëve. Ne artistët na ka prekur më tepër, sepse jeta artistike pothuajse nuk ekziston në çdo cep të botës. Por, gjithsesi me ato pak mundësi që kemi pasur jemi munduar të japim atë çfarë kemi mundur. Siç është edhe ky koncert në Vjenë”, tha ai.

Pirgu nënvizoi se tashmë artistët po mbijetojnë dhe mezi presin që të largohet virusi, në mënyrë që t’i kthehen normalitetit në punë.

“Dy tre muajt e para në Itali, ku ndodha në shtëpi në Verona, ishte tepër e vështirë. Gjatë verës pata aktivitete të shumta, isha ndër të parët që fillova aktivitetet e mia në Romë, në Napoli, në Vjenë.

Atje ku ishte e mundur u bë diçka. Por prapë erdhi vjeshta dhe dimri dhe gjendemi përballë kësaj sfide të madhe që po i bëhet njerëzimit nga një qënie që nuk dimë si të mbrohemi. Është pak vështirë, kemi ndryshuar komplet mentalitetin tonë të të bërit art dhe të gjithë artistet po mbijetojmë. Po presim dita ditës që të shporret ky virus se nuk durohet më”, deklaroi tenori i njohur.

Ai gjithashtu rrëfeu se arti operistik ndodhet në vështirësi se mund të realizohet vetëm përballë publikutm ndryshe nga zhanret e tjera të muzikës.

“E ka tepër të vështirë, vetë arti operistik ka nevojë për teatër, që zëri të depërtojë tek publiku. Nuk është njëlloj siç bëjnë këngëtarë të tjerë me mikrofon. Kjo është e bukura e operas që aftësitë e një solisti të dëgjohen nga publiku. Fakti që mungon kjo gjë, kthehet në një diçka tjetër që është shumë e bukur e re, por nuk është ajo që bëjmë ne. Ne kemi nevojë për kostumet, kemi nevojë për teatrin”, tha ai.

Tenori Pirgu përmendi dhe Shqipërinë, për të cilën tha se ndjen mall të madhe dhe sapo të gjejë mundësinë do të vijë menjëherë.

“Pothuajse kam një vit e gjysmë që nuk kam ardhur në Shqipëri dhe më ka marrë tepër malli, nuk po duroj dot më këtë mbylljen e kufijve.  Me ka kufizuar edhe marrëdhëniet me njerëzit tanë, të dashurit tanë.

Prisja me padurim që të inagurohej teatri i operistik i ri. Nuk e di, arsyet janë të shumta. Kur ka kaq shumë humbje njerëzish është e vështirë të flasësh për art.  Sapo të jetë e mundur do të vijë se më ka marrë malli tepër.

Në këtë intervistë ai foli edhe për planet e së ardhmes, ku tha se shpreson që në fillim të vitit të ardhshëm të vijojë me koncertet në Europë.

“Unë do të vazhdoj me koncertet e tjera që televizionet mund të bëjnë. Kam një në Napoli, kam edhe një tjetër në Zvicër, pastaj viti shpresoj të filloj në Berlin. Të shpresoj që këto mbylljet e kufijve të na lejojnë të bëjmë sadopak art”, përfundoi tenori i njohur.

Marre me ndryshime nga Euronews Albania

 

 

 

Next Post
Belgjikë/Kapet mashtruesi që donte t’i shpëtonte bandave shqiptare: Sajoi vdekjen e tij

Belgjikë/Kapet mashtruesi që donte t’i shpëtonte bandave shqiptare: Sajoi vdekjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In