Frozinone ka marrë një fitore me peshë ndaj Empolit, ku padyshim triumfi ishte i gjithi “Made in Albania”. Golat spekatakolarë të Marvin Çunit dhe Arijon Ibrahimoviçit gjunjëzuan Empolin e Etrit Berishës, Adrijan Ismajlit dhe Stiven Shpendit, i fundit ishte në stol.
Marvin Çuni ka shënuar golin e parë në Seria A dhe do jetë një gol që do të mbetet gjithnjë në memorien e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Ajo që e bën gol për “kornizë” është mënyra e realizimit. Krosimin e 17-vjeçarit Arijon Ibrahimoviçit, 22-vjeçari e dërgoi në rrjetë plot finesë me thembër duke mposhtur portierin Etrit Berisha.
Sulmuesi kuqezi ka qenë një nga më të mirët në fushë, ku padyshim së bashku me sulmuesin me origjinë shqiptare, por me pasaportë gjermane, Ibrahimoviç përbënin rrezik permanent për portën e Berishës. Seria A ka gjetur Ibrahimoviçin e ri, pasi 17-vjeçari me pasaportë gjermane dha asist për Çunin dhe shënoi një eurogol. Në minutën e 86-të Kaputo shënoi për Empolin dhe dy minuta më vonë ai barazoi rezultatin, por goli u anulua për pozicion jashtëloje.
FROZINONE-EMPOLI 2-1
Çuni 58′, Ibrahimoviç 74’/ Kaputo 86′
Goli i Kaputos (VIDEO)
Minuta e 80-të, Çuni dhe Ibrahimoviç dalin nga fusha me duartrokitje (VIDEO)
GOLI I IBRAHIMOVIÇ (VIDEO)
GOLI I MARVIN ÇUNIT (VIDEO)
GOLI I ANULUAR I MARVIN ÇUNIT (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE