• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Video/ ‘Festa e marijuanës’ në Prishtinë

by
21/04/2015 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media priti më kot që pjesëmarrësit të mblidhen për të ndezur festën, por deri në largimin e kameras së fundit, nuk ndodhi asgjë e tillë.

Në fakt, në hyrje të parkut publik të Prishtinës, një prani e lartë e forcave të Policisë së Kosovës, përfshi forca speciale, me antiplumb dhe armatim taktik, ndalnin automjetet dhe kontrollonin të rinjtë që ishin drejtuar për atje.

Vullnet Krasniqi, pjesëmarrës në aktivitet, tha se komunikatat kërcënuese të policisë dhe kontrollet abuzive dekurajuan pjesëmarrjen.

Policia ka bërë sot dy veprime të cilat janë të turpshme. E para ka ndalur çdo person që ka hyrë në park. Ndërsa e dyta, njerëz që kanë hyrë në park, veç se kanë përdorur fjalën ‘bari’ i kanë kontrollu dhe i kanë zhveshur komplet”, tha Krasniqi.

Në njoftimin e eventit në Facebook, përmendej ndër të tjera edhe fraza “Festa fillon në orën 4 masdite ose 16:00. Ia qesim tymin nga 4e20 e tutje…”. Lidhur me këtë njoftim, ai komenton se ishte keqinterpretuar nga policia.

“Policia e ka keqinterpretuar, sepse po ia qesim tymin do me thënë po e kallim nejën, nuk ka lidhje me barin”, tha ai.

Megjithatë, rreth 100 pjesëmarrësit në aktivitet u argëtuan në mënyra të tjera që kryesisht nuk përfshinin përdorimin e drogës.

Policia realizoi disa kontrolle në zonën ku të rinjtë ishin mbledhur, por pa rezultat.

Nga ana tjetër, zëdhënësi për informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, tha për Kallxo.com se në hyrje të Gërmisë, janë ndaluar 8 persona, 7 prej të cilëve për posedim ilegal të lëndëve narkotike në sasi shumë të vogla, nën 3 gram. Personi i tetë, i vetmi që nuk ka poseduar marijuanë, mbante një thikë.

Një tjetër pjesëmarrës në “aktivitetin e ndaluar”, Amar Havziji tha se kishte ardhur koha që në Kosovë të kishte një diskutim për legalizimin e marijuanës.

“Mbase është legal alkooli, pse nuk duhet legalizu edhe marijuana. E kanë marrë me shumë pas zemër policia dhe më shumë ka [policë] civilë se njerëz”, tha Havziji duke iu referuar pranisë së lartë të policëve pa uniformë në Gërmi.

Kallxo.com arriti të numërojë rreth 10 oficerë policie civilë, të cilët ishin kollaj për t’u pikasur, ngaqë ishin të gjithë burra të moshës së mesme, të veshur ndryshe nga tjetër dhe qëndronin bashkë.

Sipas Kodit Penal në Republikën e Kosovës, shkelësi i ligjit që kapet për herë të parë duke poseduar më pak se 3 gram substancë narkotike dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit. Ky është dënimi më i lehtë në fuqi.

Festa vazhdoi edhe pse pa marijuanë. Disa arritën megjithatë që duke u fshehur në pyll të dredhin një cigare për ta ndezur larg kamerave që më kot kishin ardhur për të mbuluar një ngjarje të ndaluar.

Marrë nga BIRN

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Tiranë, pranga 49 vjeçarit, ngacmonte ish-të dashurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com