Dy shqiptarë, nënë e birë, kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi kanë tentuar të ekzekutonin një mjek italian, më 27 mars të këtij viti. Haxhire Tusha 60 vjeçe dhe djali i saj, Shpëtim Rivzani 24 vjeç, ishin paguar nga vëllai i kardiologut Maurizio Correra, 53-vjeç, pas një konflikti që ata të dy kishin pasur për çështje pasurie.
Ngjarja u regjistru me 27 mars, në orët e para të mëngjesit, teksa mjeku sapo kishte dalë nga banesa së bashku me të birin e tij të mitur. Nga ky atentat nuk pati asnjë viktimë pasi plumbat e lëshuar drejt tij nuk e kapën, dhe për fat të mirë as të birin. Policia italiane pas hetimit prej disa javësh bëri të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes duke vënë në pranga dy shqiptarët si vrasës me pagesë, si dhe vëllanë e mjekut. /ma.me