Starton nga qyteti i Shkodrës Viti i Ri i emisionit tepër të ndjekur në Holandë ‘Wie is de Mol’. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook, teksa shprehet se emisioni më i ndjekur televiziv në Hollandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve hollandezë në Shqipëri.
Postimi i Ramës:
“Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit hollandez me programin e famshëm “Wie is de Mol” – filmuar në Shqipëri në 2021. Emisioni më i ndjekur televiziv në Hollandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve hollandezë në Shqipëri., shkruan Rama në Facebook.