Kryetari i grup seksionit në zonën e Plazhit në Durrës, Lavdosh Serani, pjesë e grupit të anëtarëve të PD-së që erdhën sot në seli për të kërkuar ballafaqim me Sali Berishën për përjashtimet e fundit që po ndodhin në parti, ka kërkuar hapjen e garës për kryetar të PD.
Ai thotë se mbështet Salianjin dhe nëse demokratët lejohen të votojnë të lirë, Berisha nuk zgjidhet më Kryetar.
“Për 33 vjet kam qenë ushtar i Berishës dhe vazhdoj të jem akoma, por dua garë të barabartë. Sot mbështes Salianjin sepse duam liri, duam të votojmë. Ose t’ia ndërrojë emrin partisë Sali Berisha, t’ia vendosë Partia e Xhaxhit Enver, edhe komunistët janë më mirë. Se është bërë kështu: nxirr Saliun, nxirr dhe diçka kot. Jam mbështetës i Salianjit dhe po të jetë një garë e ndershme ikën Saliu”, tha ai.











