• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

by A R
01/04/2026 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare ambasadave të huaja në Tiranë, ku shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në vend.

Në fokus të reagimit është mbledhja e paralajmëruar e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykata e Lartë e Shqipërisë më 9 prill, e iniciuar sipas tyre nga kryetari Sokol Sadushi, për të shqyrtuar çështje që lidhen paraburgimet.

Demokratët e konsiderojnë këtë nismë si të pajustifikuar ligjërisht dhe të ndërmarrë në një moment delikat për luftën kundër korrupsionit, kur disa zyrtarë të lartë janë nën hetim.

“Nëpërmjet kësaj letre, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë më 9 prill, për të shqyrtuar çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg” (paraburgim). Kjo paraqet një nismë personale të kryetarit Sokol Sadushi, pa një justifikim ligjor mbi bazën e saj.”

Në letër përmendet edhe rasti i Erion Veliaj, si i vetmi zyrtar i lartë aktualisht në detyrë që ndodhet në paraburgim, ndërsa paralajmërohet se çdo ndryshim në interpretimin e kësaj mase sigurie mund të ndikojë edhe figura të tjera të profilit të lartë.

“Kjo nismë vjen në një moment delikat për luftën kundër korrupsionit në vend, ku një numër zyrtarësh të lartë dhe ish-zyrtarësh janë aktualisht nën hetim ose subjekt i masave të sigurisë për akuza të rënda, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Aktualisht, i vetmi zyrtar i lartë në detyrë që ndodhet në burg është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, ky vendim mund të ndikojë edhe disa figura të profilit të lartë të krimit të organizuar që aktualisht ndodhen në paraburgim.”

Opozita shpreh shqetësim për deklaratat e fundit të Edi Rama dhe përfaqësuesve të tjerë të ekzekutivit, të cilat kritikojnë numrin e lartë të paraburgimev, duke ngritur dyshime për ndikim të mundshëm mbi institucionet e drejtësisë.

“Në të njëjtën kohë, deklaratat e fundit publike nga përfaqësues të lartë të pushtetit ekzekutiv, përfshirë Kryeministrin, kanë shprehur kritika ndaj përdorimit të “arrestit në burg” dhe praktikës më të gjerë të paraburgimit. Këto deklarata kanë ngritur shqetësime shtesë lidhur me perceptimin e mundshëm të ndikimit ose presionit ndaj institucioneve të drejtësisë në një moment kaq të ndjeshëm. Ekziston një shqetësim i arsyeshëm publik se një interpretim i ri ose më i butë i kësaj mase sigurie mund të çojë në ndryshime në statusin e personave të ndaluar, përfshirë figura të profilit të lartë politik dhe të krimit të organizuar. Një zhvillim i tillë mund të ndikojë ndjeshëm besimin e publikut në pavarësinë e gjyqësorit dhe seriozitetin e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.”

PD u bën thirrje ambasadave të monitorojnë procesin, të nxisin transparencën dhe të mbështesin funksionimin e një sistemi drejtësie të pavarur, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë çështje me ecurinë e integrimit evropian të vendit.

“Në këtë kontekst, ju bëjmë thirrje me mirësi që: * Të monitoroni nga afër procesin dhe vendimmarrjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë; * Të inkurajoni transparencën dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të shtetit të së drejtës: *Të mbështesni institucionet shqiptare në garantimin e një sistemi drejtësie të paanshëm, të pavarur dhe konsistent.”

Next Post
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com