• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

by A R
29/12/2025 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi u futën me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku po zhvillohej mbrëmja gala për festat e fundvitit dhe pas premtimeve të dhëna një natë më parë se situata do t’i kthehet normalitetit, qytetarët e Vlorës detyruar sërish që mëngjesin e sotëm të mbushin ujë me bidona.

Disa prej tyre kanë shkuar të mbushin ujë, dhe disa të tjerë ashtu sikurse paralajmëruan një ditë më parë janë mbledhur për të protestuar jashtë ambienteve të Bashkisë së Vlorës. Burime për mediat bëjnë me dije se protestuesit kanë tentuar që të futen me forcë brenda ambienteve të Bashkisë, teksa kordon janë vendosur efektivët e policisë.

Vlora ndodhet në ditën e katërt pa furnizim me ujë të pijshëm. Prej më shumë se 92 orësh, pjesa më e madhe e qytetit është pa ujë, duke detyruar banorët që në orët e para të mëngjesit të drejtohen drejt burimeve. Qytetarët janë grumbulluar pranë burimit nëntokësor afër tunelit të Ujit të Ftohtë, si edhe pranë një depoje të ujësjellësit në këtë zonë, në përpjekje për të siguruar ujë për nevojat bazë.

Indinjata mes qytetarëve është e madhe. Ata fajësojnë Bashkinë e Vlorës për mungesën e një zgjidhjeje konkrete, duke theksuar se prej ditësh janë të detyruar të mbushin ujë kudo që munden. Situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të afrimit të festave të Vitit të Ri, ndërsa në zonën e Ujit të Ftohtë janë parë edhe emigrantë vlonjatë që ndodhen në qytet për pushime.

Një ditë më parë, të revoltuar nga mungesa e ujit të pijshëm, disa qytetarë hynë me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku po zhvillohej mbrëmja festive e fundvitit. Ata ndërprenë shfaqjen, duke brohoritur thirrje si “Duam ujë” dhe “Poshtë qeveria”.

Atak ërkuan zgjidhje të menjëhershme dhe u shprehën se institucionet duhet të fokusohen te zgjidhja e problemit, e jo te propaganda.

“Ky investim qenka fals. Unë kam të drejtë të protestoj dhe të kërkoj atë që më takon. Zyrtarët duhet të bëjnë punë reale, jo foto dhe propagandë, sepse me propagandë nuk laheshe dhe nuk pihet ujë”, u shpreh një prej vlonjatëve.

https://www.cdnimpuls.com/video/695249139fc8c.mp4
https://www.cdnimpuls.com/video/6952484b249e4.mp4
Next Post
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In