• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD ka humbur sensin e jetës politike

by Artur Ajazi
05/03/2026 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Nuk po them se, para 2 apo 3 dekadash Partia Demokratike bënte “politikën e madhe”. Nuk po them gjithashtu se, para 2 apo 3 dekadash, ajo ishte parti që prodhonte politikë. Jo, ajo gjithmonë ka prodhuar sherre, debate ekstreme pa asnjë lidhje me realitetin, ka prodhuar pengesa të vazhdueshme të jetës parlamentare, dhe ka penguar sistematikisht rrugëtimin drejt një demokracie funksionale në Shqiperi. Dikur i sulej Fatos Nanos, dhe ç’nuk kemi dëgjuar për atë si kryeminister, ministrat, deputetët e tij, etj. Tani ka 13 vite që i sulet Ramës, ministrave, deputeteve, elektoratit majtist, ndërkombetareve, i sulet policëve, ushtarakeve, dhe kujdo që voton dhe përkrah të majtën.

Partia Demokratike e nisi me Sali Berishën, vazhdon me Sali Berishën, dhe do ta mbyllë jetën e asaj force politike me Sali Berishën. Kjo është e padiskutueshme. Pas Berishës, nuk do të ketë kurrë një kryetar dhe politikan të aftë, që të  shpjerë përpara atë parti të plakur dhe të vyshkur. Kanë 2 vjet që merren me kryeministrin, kanë 2 vite që merren me Arben Ahmetajn (të cilin e kanë sot mik partie) kanë 3 vjet që merren me SPAK-un GJKKO, me drejtesinë, dhe kanë 2 muaj që i janë sulur egërsisht Belinda Ballukut. Nuk mbroj asnjë deputet dhe asnjë minister. Por në rast se, Belinda ka shkelur ligjet, ka abuzuar me taksat tona, le të merret drejtësia me problemet e saj. Por komikja dhe dramatikja mbetet partia e Berishës.

Edhe pse janë “ku thërret Qameti” si force politike, ata ngulin këmbën e tyre se “Belindës duhet ti hiqet mandati, duhet të shkojë në burg” apo dhe se “Rama duhet të ikë nga posti kryeministrit, duam qeveri teknike”. E dini çfarë duan ata ? Thjesht të shtyjnë ditët, javët, muajt dhe 4 vjeçarin, me veprime dhe sjellje të tilla, që në zgjedhjet e reja lokale  apo të përgjithshme, të justifikojnë humbjen e re. Pra, PD ka humbur krejtësisht sensin e jetës politike. Ata sot nuk  kanë elektorat të besueshëm, nuk kanë mbështetës të besueshëm, ndersa anëtarësia e tyre sa vjen dhe firon. Dhe në këto kushte, të merresh me “imunitetin e Ballukut dhe qeverinë teknike”, do të thotë se, partinë e ke lënë me kohë në  “rënie të lirë”. Berisha nuk ka më interes tek mbijetesa e PD. Kjo për 1001 arsye, si mosha e tij, pamundësia e rivendosjes së marrëdhënieve të mira me faktorin nderkombetar, pamundësia e thithjes së të rinjve në PD, apo dhe njolla e viteve të shkuara, që nuk u hiqet akoma atyre që sot drejtojnë atë parti.

Dhe përballë kësaj dyzine me probleme që pengojnë ecurinë elektorale të asaj partie, Berisha dhe shpura e tij, gjejnë kohën dhe merren me punët e SPAK. Medemek, i dalin në “mbrojtje SPAK-ut”, kur ajo strukturë nuk ka nevojë fare, për mbrojtjen e tyre. Duket sikur PD, ka rënë si gjithmonë, në kurthin e Ramës, ndryshe nuk ka mundësi që Berisha e ka kthyer partinë në “celulë prokurorësh”.

Next Post
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com